Eurodeputeti Thijs Reuten paralajmëron njohje të re brenda vitit dhe kërkon fundin e bllokadës

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka bërë thirrje të fortë që pesë shtetet e Bashkimi Evropian që ende nuk e njohin Kosovën të ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke theksuar se njohja e Kosovës nuk duhet të lidhet me çështjet e brendshme politike të këtyre vendeve. Ai tha se pret që deklaratat e Komisioneres për Zgjerim Marta Kos të jenë sinjal se në prapaskenë po ndodhin lëvizje konkrete drejt njohjes së Kosovës nga njëri prej vendeve mos njohëse. Sipas tij, një vendim i tillë mund të krijojë efekt zinxhir edhe tek katër shtetet tjera. Reuten vlerësoi se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE mund të ecë përpara edhe pa njohjen unanime nga të gjitha shtetet anëtare, duke shtuar se integrimi evropian i Kosovës nuk duhet të mbahet peng. Ai u shpreh optimist se brenda këtij viti mund të ndodhë një njohje e re, e cila do të rrëzonte pozicionin bllokues që, sipas tij, nuk mund të vazhdojë më gjatë. Në fund, euro deputeti kritikoi ashpër ngërçin politik në Kosovë, duke paralajmëruar humbje fondesh dhe mundësish për qytetarët. Ai u bëri thirrje partive politike që të lënë mënjanë përçarjet dhe të bashkëpunojnë për të ardhmen evropiane të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Njohës të fushës së arsimit kanë shfaqur bengën e tyre për rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, në …