Viola

Eurodeputetja, Viola von Cramon ka njoftuar se BE-ja ka përgatitur masa ndaj Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Kramon ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur një varg masash ndaj Serbisë, në përgjigje të sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë Qeverinë e Serbisë. Ajo që kuptoj është se shumë diplomatë po hartojnë një tjetër propozim se si do të vazhdohet tutje. Më tepër detaje nuk mund të jap për momentin” ka saktësuar Eurodeputetja, Viola von Kramon. “Vuçiq është në kontroll të shumëçkaje që ndodh në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë” ka theksuar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Kramon.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …