Evgjeni Thaçi-Dragusha: Vonesa në formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit të Kosovës

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Vonesa në formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit të Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social, ka thënë se Vetëvendosje ka gabime të mëdha përgjatë viteve ndaj vendit. ”Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak Lëvizjes Vetëvendosje. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate të mëdha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa në formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit tonë, dhe atë në stilin me të ulët, me cinizëm, ironi e vrazhdësi, duke fshehur kështu frikën nga marrja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia për premtimet e bëra përtej çdo realiteti. Paraliza në të cilën është futur vendi, po shkakton dëme të mëdha financiare, politike e sociale, e që do të na faturohen të gjithëve, si për 74% të qytetarëve që kemi votuar parti të tjera, njëjtë edhe për 26% që besuan në utopinë që do të sillnin njerëzit të cilët flamurin e Kosovës e respektojnë vetëm kur fillojnë të marrin paga nga buxheti shtetëror”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …