leoni

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një nga figurat më frymëzuese dhe të ndritura në historinë e popullit tonë.

E- mër që përfaqëson një forcë, një guxim dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, duke i shërbyer përparimit të kombit tonë.

T- i ke qenë një shembull i pamohueshëm i forcës dhe rezistencës në kohën e luftës për liri. Asnjëherë nuk je lëshuar përpara përballë sfidave por ke qëndruar në krye me guxim dhe dinjitet.

N– ë një epokë që përshkove në të gjitha dimensionet shtetformuese, në kohërat më të vështira, ti ke qenë një fanarë drite dhe frymëzimi për të gjithë.

E– Ti Fetnete Ramosaj, mbete gjithmonë më e merituarja në çdo kohë. Nëpërmjet një shpirti të ndritur dhe një inteligjence të rrallë, shërbeve si një udhëheqëse e padiskutueshme, duke faktuar krimet monstruoze të armikut.

T- i ishe simbol i vërtetë i rezistencës, i guximit dhe i dinjitetit.

E- edhe në frontin e luftës, nëpër takime e simpoziume, nëpër çdo cep të Kosovës ku flitej për dhunën dhe barbarinë serbe, ti ishe dhe do mbetësh e pranishme, duke përhapur një shkëlqim të jashtëzakonshëm të dinjitetit dhe qytetarisë së femrës shqiptare.

M- e çdo hap që bëre, ti na udhëheqe me shembullin tënd, duke shfaqur guximin dhe duke  ndjekur rrugën e lirisë.

A- snjëherë nuk u dorëzove, përballje pas përballje, pa asnjë mbështetje meritore, vetëm me guximin dhe vendosmërinë tënde i përballove sfidat e jetës.

XH– iro botës jehuan, shkrimet, kumtesat, paraqitjet e Tuaja nga frontet e luftës përmes valëve të Radios Kosova e Lirë.

U– bëre simbol i rezistencës, guximit dhe dinjitetit në mënyra të ndryshme, duke mbrojtur vlerat në rrugën drejt lirisë dhe përparimit të kombit.

N- ëpër rrugët e Deçanit, në sheshet e Prishtinës, nëpër vendet e Shqipërisë, ti dhe dritë që nuk do të shuhet kurrë.

R– ast i rrallë ishe që çave me dinjitet rrugën drejt emancipimit dhe perceptimit tejet realist të problemeve, të cilat i ke trajtuar në studimet e Tua.

A-ndaj ti  përhape një shkëlqim të jashtëzakonshëm të dinjitetit dhe qytetarisë së femrës shqiptare.

M– askat, ju çjerre sa herë qe nevoja, me punën e pandërprerë, të ndershme, të përkushtuar shkencore e profesionale.

 O- shoqe e përjetshme, nuk je më  fizikisht në mesin tonë, por ke qenë,  dhe do të mbetesh kurdoherë në kujtesën tonë, me sjelljen dhe veprat e tuaja, me intelektin e botën e pasur me dije, kulturë e emancipim.

S– ot e mot,  do të kujtohesh në mesin e femrave më të njohura të historisë   sonë më të re.

A- ndaj, askush më shumë se Fetnete Maxhun Ramosaj nuk e plotësoi rolin e femrave në jetësimin e shtetësisë së Kosovës në të gjitha segmentet.

J- eta dhe vepra e jote të bënë pjesë të femrave të mirënjohura  ilire, arbërore, shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit.

5 prill 2024

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ka disa vite që veprimtari i orëve të para për Pavarësinë e Kosovës, ish i …