Xhelal Sveçla shkarkon nga detyra Fadil Kodrën, bashkëluftëtarin e Adem Jasharit

Fadil Kodra ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit, Xhelal Sveçla, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Fadil Kodra, ka dorëzuar një kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Fadil Kodra, i cili është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave , e ka akuzuar Sveçlën për cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Përmes avokatit të tij, Faton Fetahu, Kodra në kallëzimin penal që mban datën e 22 korrikut, e ka akuzuar Sveçlën se ia ka cenuar të drejtat, duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik. Avokati i Kodrës në kallëzimin penal ka shkruar se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla, tejkalon shumën e 5 mijë eurove. Sipas tij, ajo që ka bërë ministri i MPB-së është e dënueshme me gjobë dhe burg prej 3 deri në 10 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …