Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, shprehet i shqetësuar për mungesën e dialogut mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori amerikan,  në Beograd, Kristofer Hill, ka thënë se është i shqetësuar për mungesën e progresit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë por sipas tij është e rëndësishme që ShBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për këtë çështje. Jam i shqetësuar për mungesën e progresit në dialog. Nuk e di se cila do të ishte masa e duhur për të përfshirë ShBA-në, por BE-ja ka një pikëpamje specifike për dialogun dhe qëndrimi i saj është se është dialogu ai që do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fund të fundit, ajo ka pasur eksperienca të mëparshme nga të cilat ka mësuar se nuk dëshiron të përfshijë vende që do të sjellin probleme, sepse tashmë kanë mjaft problemet e tyre. Koncepti i dialogut është që të sqarohen problemet para hyrjes në BE, ka thënë mes tjerash,  ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …