leoni

Fadil Shyti

Fadil Shyti: ATË NATË NGA TIRANË-HULIGANËT, TIRANËN E PËRPIU TERRI!

-Betejat do të vazhdojë, deri  në fitore s´do të ndalojë!
Të famshmshmet, madhështore beteja,
do të vazhdojnë:
-Gjersa,
BARAZIA,
DREJTËSIA,
SHQIPTARIA,
DO TË FITOJË!…
Ajo natë, e pistë, e zezë,
 2O Shkurtit 1991,
Kur u rrëzua, monumenti,
i Enver Hoxhës,
-Flamur, për SHQIPTARI!
Shqipërinë e sulmoi,
Neofashizmi, horr dhe gjakësor!…
Shqipërinë, e dogji,
Deshi ta vrau me tradhti!
Korrenti dobësi,  demon-kratike,
Dhe, tejet i lig,-Botëror!…
Enverin, në beteja e ngriti:
Heroizmi,
Guximi,
Drejtësia!
Pas rilindjes, së tij,
Ish-miqtë dinakë të jetës:
Ata, që dikur e kishin ngritur gjer në qiell,
Ata, që e kishin duartrokitur,
Në stuhi e diell.
Filluan, ta shajnë,
E ta pështyjnë!
Vetëm për INTERESA,
Dhe, për ndonjë post,
A titull “nderi” !…
Ah, sa të poshtra qenkan,
Këto dobësi:
“Njerëzore”:
Marrëzia,
Turpi,
Lakmia!
Atë natë kur ra,
Monumenti, për ne:
KRENARI!…
I Komandant, Enverit,
Shqiptarët atdhetarë,
Shqiptaret atdhetare,
Natë më të zezë,
Me turpe-thika,-gjëma!…
Pas pesë dekadash,
Kurrë, nuk kishin parë!
Grushtet i shtrëngonin,
Dhe, lotët rrodhën,
-Njerëzisht,
Populli, derdhi lot,
-SHQIPTARISHT!
Greminat, ah greminat!
Filluan, lëkundje, plasaritje,
E, pastaj, poret Tokësore.
Thellësisht, filluan të shemben…
Me cinizma e lebetitje…
Shqipëria, revizioniste,
Filloi të dalë,-dalëngadalë,
Nga fushëbetejat e Barazisë,
Nga fushëbetejat e Drejtësisë,
Nga fushëbetejat e Nderit!…
Dhe, të Shqiptarisë, të NJERËZISË!
O, sa tragjedi e vuajtje,
Këto vite kemi parë!
Filluan të rrënohen, Kalatë,
Filluan të rrënohen, Kombinatet,
Filluan të rrënohen Fabrikat,
Filluan të ri-zgjohen Hienat,
Filluan të rrënohen, e të poshtërohen,
Përmendoret, për heronj e heriona.
Ata, që dikur gjakun e derdhën rrëke,
Filuan të “zvetënohen”, “tjetërsohen”,
Kujtimet,-përmbys të trajtohen memoriet!…
Breznitë e mashtruara, nga babëzitë.
Filluan të shajnë,
e t´i përbuzin…,
Liderucët, galucët, llaskucët, përballë turmave.
Të pacipë, shtazërisht, krejt pa fre!…
Me veprimtari,-kundër-ATDHE-Shqipëri.
Me të gjitha të ligat!…
Filluan të digjen malet,
Filluan të djerrohen fushat,
Filluan të rrënohen brezaret,
Filluan të thahen ujëvaret!
O sa tmerr!…
Filluan të “rrënohen” idealet,
Nga renegatë pusa,
nga renegate puse!
Tejet -të pacipë!…
Filloi të përçahet…
E, të mashtrohet,
Klasa punëtore,
Filloi të ikte,
Të tjetërsohej,
Drejt qyteteve, “moderne”!…
-E mjera fshatarësia…
Filloi të “harrohej”,
Të nënçmohej,-puna,
Filloi të ri-zgjohej feudalizmi…
Dhe, mori turre, bajraktarizmi mesjetar,
Me kokëderrat,
“E rinj” bejlerë, agallarë, pashallarë.
Duke u prirë, Salo Babëzia Trutharë!…
Mbi popullin e pambrojtur,
Filloi të rritej dhuna-kërdia:
Në furtuna!…
Turpet dhe krimet,
Pikët e sukseseve,
Pikët e fitoreve,
I kapën humbjet,
I kapën kapitullimet!…
Deti filloi të skuqej,
E, të avullohej,
E, të  nxihej,
Me lot,-rrëke,
mërgim  gjaku!
Tokat djerrina, më nuk jepnin drithëra…?!!!
Ah!…
Me varre, si humnerë,
Me këneta, po shndërrohej!
Atë natë, që ra përtokë,
Monumenti i Bacë Enverit,
Atje, u dëgjuan valle djajsh me hare!…
Zhurmonte Tirana neofashiste,
Si shpendkeqe e madhe!
Qeshën, Musolini dhe Hitleri,
Me fytyrat e ndyra,
të përgjakura…
U gëzuan e festuan ,
Nën varre: Titoja, Gjilasi e Rankoviqi.
Se, në Tiranën e Kuqe,
Do të vinin në pushtet:
Renegati,
Lypsari,
Kusari,
Dhe, lloj-lloj, soj, sorollopi, Viçi e Hiçi!…
U zgërdhinë të dehur,
të shëmtuar!…
Ngritën dolli:
Dhe, pinjollët e tyre,
O, sa -faqezi,
Dhe, pinjollet e tyre,
Tejet, të përdalura,
faqezeza!…
Atdheun e mori lumi,
E përpiu lubi,-stuhia,
E përpiu ,-si mos më keq,
Mashtruesja, mallkuesja,
Ndryshime Zeza!…
Pa shiheni!…
Tani, spurdhjakë,
E, spurdhjake,
Dinakë e dinake!
Fituan e po fitojnë,
Lekë miliona dhe pushtet…
E shkatërruan,-ardhmërinë,
E, varfëruan, e dobësuan, mashtruan,
Me feud-kapitalizëm,
Atdhe, komb e shtet!…
E, u bënë lypsarë,
Servilë, katilë e qyqarë,
-Kudo me  valixhet-strajca,
Shqiptarë e shqiptare:
Në këtë Kohë Vrastare,
Si plaçkat i hodhën,
-Nëpër botë!…
Për “aleatët” e Shqipërisë,
I M P E R I A L I S T Ë,
Për “pesë aspra” ,
Për pak, euro e dollarë,
I shesin shpirtrat e tyre…
Si banditë, -e, si lavire!…
Këta derëzi ,
E, këto derëzeza:
Me tmerre e sherre,-pambarim,
Vajtojnë, nënat shamizeza!…
Heu, kjo lukuni hata:
Gjithçka, për veten, mund të bëjnë,
Gjithçka,-edhe, mund të kenë…
Po, kurrë demokratë,
E, demokrate,
Po, kurrë, shqiptarë
E, shqiptare,
ATDHETARË ,
E, ATDHETARE,
Nuk ishin, s’ janë,
As, kurrë nuk mund të jenë!…
 20 shkurt, 2013
VËSHTRIM!
 Sa herë të vështroj,
 “Prej së largu nga afër”!…
 Sikur qiellin e pushtoj,-e ledhatoj,
Me gjithë ato, yje zjarr-mije,
Ty, më ngrohë,
e më sosë…,
Më shumë se Dielli…
 Përherë më dehë, si vera,
 Zemra ime,
 -gjuhë jote e pastër!…
 Sa herë të vështroj me dashuri,
Gjithnjë, më e bukur,- gjithnjë…
-Më thellë, në zemrën time,
 E ke strehimin ty!…
Më 13 maj, 2013
ERDHËN E IKËN!
Në trojet tua, Shqipëri Etnike,
Erdhën dhe ikën…,
Pushtues, vrasës, shkatërrues!…
Numëroheshin, me dhjetëra gjuhësh,
Zezoheshin, me dhjetëra, laramanë flamujsh,
Pasqyroheshin, kamufloheshin engjëj,
Me dhjetëra kultura “gjentelmene”!…
Kishin  gjuhë dhelpëroshe,
Këmbë “të bardha” ujqërishte,
E, sollën mijëra sherre,
E tmerre, katrahurash!…
Përballë tyre, heroikisht,
Kurdoherë, u ngrit një popull!
Me  gjuhën, rrënjë-lashtësi,
Me një Flamur Kuqezi!
Në beteja, shkroi e epope, në histori,
Për kohë të re.
Pa i numëruar, forcat helmuese.
Pa i dëgjuar, pinjollët e tyre,
Shqipfolësit,-me ide turpëruese,
Me ide, gjakpirëse gjarpëruese…
Që i vërsuleshin,-e po i vërsulen
Edhe sot e mot, -rreth e  rrotull !….

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …