Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, akuzon Perëndimin dhe Ukrainën, për fillimin e luftës një vit më parë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në prag të një vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë  ka akuzuar shtetet perëndimore për shkaktimin e tensioneve. “Ukraina dhe Donbasi janë bërë simbol i gënjeshtrave totale”, thotë Putin, duke akuzuar Perëndimin për tërheqje nga marrëveshjet themelore,  për deklarata hipokrite, si dhe për zgjerimin e aleancës mbrojtëse të NATO-s dhe na mbulon me një ombrellë. Dua të përsëris: janë ata që janë fajtorë për luftën dhe ne po përdorim forcën për ta ndalur atë, thotë Putin nën duartrokitje të mëdha, raporton BBC. Putin thotë se gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut të javës së kaluar – një mbledhje ndërkombëtare e profilit të lartë – shumë akuza u hodhën kundër Rusisë për t’u shmangur nga veprimet perëndimore. Ai përsëri hedh fajin për luftën me Perëndimin duke thënë se ata “e lanë xhindin nga shishja” dhe e zhytën të gjithë botën në kaos. “Flijimet njerëzore dhe tragjeditë nuk llogariten prej tyre… Ata duhet të vazhdojnë të vjedhin nga të gjithë, duke u maskuar me slogane demokracie dhe lirie”. Gjithçka përsëritet, thotë Putin, duke shtuar se Perëndimi financoi revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë që përmbysi një qeveri pro-ruse. Ai thotë se kjo “krijoi rusofobinë dhe  nacionalizmin ekstrem.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …