Fadil Xhevat Bunjaku (28.8.1966 - 11.4.1999)

Fadil Xhevat Bunjaku (28.8.1966 – 11.4.1999)

Më 28 gusht të vitit 1966, në familjen e Xhevat Bunjakut, lindi djali, të cilin e pagëzuan me emrin Fadil. Fëmijërinë e kaloi pranë prindërve, ndërsa mësimet e para i mori në shkollën fillore të fshatit Bicaj. Kurse shkollën e mesme profesionale e përfundoi në Kaçanik. Me aktivitetin e tij shquhet si nxënës i mirë dhe i diciplinuar. Fadil Bunjaku rrjedh nga një familje me ndenja bujare dhe e edukuar në frymën patriotike. Për shkak të kushteve objektive nuk pati mundësi të vazhdojë studimet, mirëpo u angazhua në punë për ta mbajtur familjen.
Fadili ishte i urtë, besnik, por mbi të gjitha liridashës. Këtë e dëshmon me punën e tij të palodhshme duke punuar me shokë. Ishte pjesëmarrës i shumë demonstratave që u zhvilluan në vitet ’90 të shekullit të kaluar.
Vendosmëria dhe trimëria e tij bëri që të ishte në ballë të shumë aksioneve ilegale. Fadili kishte një bashkëpunim të shkelqyeshëm me të gjithë shokët që punonin për çështjen kombëtare. Si shumë shqiptarë të tjerë detyrohet të largohet nga vendlindja.
Emigroi në Gjermani për të punuar për mbajtjen e familjes. Edhe në mërgim nuk e ndali aktivitetin e tij për lirinë e Kosovës. Pas kthimit nga Gjermania përcillte me kujdes ngjarjet që po zhvilloheshin në Kosovë. Kontaktet e para me UÇK- në i vendosi në prill të vitit 1998, përmes komandantit Izahir Troni. Më 30 prill 1998 sistem ohet në Njësitin e Kaçanikut, që më vonë shndërrohet në Brigadën 162 “Agim Bajrami”.
Fillimisht Fadili me shokë ishte angazhuar në bartjen e armatimit. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim i kishte dhënë edhe babai i tij, Xhevati dhe xhaxhai Mustafa, e më vonë edhe xhaxhai Ismeti dhe vëllezërit Fatmiri e Nazimi. Në këtë organizim kishte qenë edhe veprimtari i kësaj ane Baki Dullovi.
Armë kishte siguruar në tetor të vitit 1998 përmes Fadil Çakës, Rrustem Demës, Haki Tronit, Izahir Tronit dhe Shefket Tronit.
Shtëpia e Fadilit ishte bërë vendqëndrim i komandant Agim Bajrami dhe Komandës së Brigadës 162. Fadili kishte një bashkëpunim të mirë edhe me Ilaz Cekën, Hajrush Lumën, Xhemajl Burrnikun, Hyzret Kyçykun, Xhafer Zharkun e luftarë të tjerë. Pas një pune të rëndë që bënte Fadili me shokë dhe pas organizimit që kishin bërë në zgjërimin e UÇK-së në trevën e Kaçanikut, dhe në bazë të planit të shtabit të njësitit, Fadili me bashkëluftëtarë udhëton për në Jerzerc e Molopolc dhe të vendoset në Rancë, në ndihmë njësiteve të Znës Operative të Nerodimes, pas luftimeve të rrepta dhe masakrës së Reçakut.
Bashkëluftarët e Fadilit me të cilët udhëton për në Jezerc ishin Vebi Koraqi, Heset Malsiu, Azem Guri, Abdurrahman Bunjaku, Mexhid Palloshi, Eshref Dullovi, Avni Palloshi, Daut Dullovi, Hesat Troni, Tefik Vishi, Ahmet Vishi, Jetish Terziu, Jonuz Terziu, Sadik Guri, Memish Vogli qi, Enver Thaçi, Ramadan Xhokli, Muharrem Ahmetaj, Zylbehar Prushi, Naim Baftiu, Mynir Hasaj dhe Bekim Vishi. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rancë dhe në Mollopolc.
Në ndihmë të këtyre njësiteve ka qëndruar deri në fund të shkurtit 1999. Me fillimin e luftimeve të ashpra në territorin e Kaçanikut, Fadili me bashkëluftëtarët kthehet në Komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe vazhdon aktivitetin ushtarak në kuadër të Batalionit të Parë të Brigadës 162.
Ishte pjesëmarrës i Betjës së Ivajes, më 8 mars 1999 dhe i betejës së 9 prillit 1999 kur edhe plagoset. Bashkëluftëtarët i japin ndihmën e parë dhe e dërgojnë në spitalin e Brigadës 162, te Kulla e Hasanit ku ishin ekipet mjekësore. Mjekët bëjnë përpjekje t’ia shpëtojnë jetën, por nuk kishte kushte për t’ia ofruar ndihmën e nevojshme. Meqë nuk mund të bëhej intervenimi kirurgjik, komanda e brigadës merr vendim për ta dërguar në spitalin e Tetovës. Më II prill të vitit 1999 në orën 15, Fadili mbyll sytë.
Në fshatin Bicaj, Fadilit sikurse edhe bashkëluftëtarëve të tij i është ngritur pllaka përkujtimore.
Dëshmori Fadil Bunjaku pas vete la babanë, Xhevatin, nënën Habiben, vëllezërit Fatmirin, Mevludin, Fatonin e Nazimin. Ka lënë bashkëshorten Myrveten, djalin Ilirin dhe vajzat Lumturinë dhe Iliren. Familja e tij ka marrë mirënjohjen nga Qeveria e Përkoshme e Kosovës, nga Komanda e Brigadës dhe e Zonës Operative të Neredimes. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 - 2.5.1999)

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 – 2.5.1999)

Më 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Gegës, nga Studençani i komunës së Therandës (ish-Suharekë), i …