Familjarët e dëshmorëve Xhevat Jusufi e Rexhep Musa padisin dëshmitarin e Gjykatës Speciale, Imer Imeri, për shpifje kundër UÇK-së

Familjarët e dëshmorëve, Xhevat Jusufi dhe Rexhep Musa, kanë ngritur padi kundër dëshmitarit të Gjykatës Speciale, Imer Imeri, për shpifje lidhur me pretendimet e tij që dëshmorët janë vrarë nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto akuza u bënë fillimisht në emisionin “Debat Plus” në prill 2023 dhe më pas u përsëritën nga Imeri në dëshminë e tij në Hagë. Avokati Skënder Musa dhe djemtë e dëshmorëve, Esat Jusufi dhe Besart Musa, i kanë cilësuar këto pretendime si të pavërteta, dhe si përpjekje për të njollosur figurat e dëshmorëve të UÇK-së, duke theksuar se nuk kanë asnjë lidhje me Imerin dhe se akuzat e tij janë të fabrikuara. Familjarët synojnë të mbrojnë nderin e të rënëve përmes kësaj padie për shpifje

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …