leoni

Fatmir Limaj bashkë me Erdoganin marrin pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakalasë

Fatmir Limaj bashkë me Erdoganin marrin pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakalasë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakalasë. Në shënimin e kësaj beteje, të hënën në Stadiumin e qytetit të Çanakkalsë është organizuar një ceremoni, ku mes tjerësh i pranishëm ishte  edhe kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.  I  ftuar  nga Kosova ishte edhe zëvendës- kryeministri Fatmir Limaj. Pas përfundimit të ceremonisë në stadium ka vazhduar pjesa e dytë e ceremonisë në Memorialin e dëshmoreve të Çanakalasë. Në 104-vjetorin e kësaj beteje janë vlerësuar lartë të gjithë të rënët nga vendet mike që luftuan përkrah Turqisë, e cila ballafaqohej për ekzistencë, meqë ishte sulmuar nga Aleanca më e fortë ushtarake botërore e kohës. Me këtë rast janë përkujtuar edhe pjesëmarrësit në këtë beteje nga trojet shqiptare. Pjesë e kësaj ceremonie ishin krerët më të lartë të shtetit turk dhe personalitete tjera të rëndësishme evropiane, por edhe nga trojet shqiptare.  Lufta e Çanakalasë llogaritet ndër luftërat më të ashpra dhe më të përgjakshme në historinë e popujve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …