Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK – Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai tregoi edhe pse nuk u arrit një koalicion me ndonjë parti tjetër. “Ne para se me ardh ky afat kemi pasur bisedime të ndryshme dhe kemi shprehur dëshirën që pas zhvillimeve të fundit pas qershorit dhe zhvillimeve që po ndodhin. Si Nismë kam shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulemi dhe të bisedojmë. Ne emër të saj kemi bërë hapa në muajt e fundit për të arritur të tejkalojmë vetveten dhe gjërat që janë më të vogla. Ka pasur një interesim të vazhdueshëm dhe kërkesë të bashkëluftëtarëve dhe invalidëve etj, që të gjejmë rrugë të përbashkët dhe të ndërtojmë rrugë të përbashkët. Kjo nuk është bërë fatkeqësisht. Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një fron të përbashkët mes PDK-së dhe Nismës. Kjo shancë u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …