leoni

Fatmir Limaj, ka qëndruar për një vizitë në familjen e eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Rexhep Selimi

Fatmir Limaj, ka qëndruar për një vizitë në familjen e eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Rexhep Selimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka qëndruar për  një vizitë në familjen e eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës,  Rexhep Selimi, i cili po mbahet në arrest në burgun e Gjykatës Speciale. Në Hagë. Me dy vëllezërit e Rexhës, Ilaz e Naim Selimin, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues, ndaj shpifjeve e fabrikimeve që janë bërë kundër luftës së drejtë të UÇK-së”- tha Limaj, duke nënvizuar se është krenar me luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nga muaji nëntor i vitit 2020 gjendet në  burgun e Hagës,  i akuzuar për krime të luftës, bashkë me ish-kryetarin  e Kosovës Hashim Thaçi, pastaj me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën, të akuzuar gjoja për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …