Brickos

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Misioni i EULEX-it në Kosovë ka bërë shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut dhe pak kush ka folur për këtë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir  Limaj thotë se ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut nga EULEX-i. Hetimet në Ministrinë e Transportit kanë pasur qëllimin që me kalua në krimet e luftës. Krejt procesi tregon se veprimet e Ministrisë kanë qenë me shkatërrua autoritetin tim që kur të veprohet në krimet e luftës mos t’i dhimbsem askujt”, ka thënë Limaj në “Debat Plus”. Hetimet në Ministrinë e Transportit në kohën sa ai isha ministër, kanë pasur për qëllim të vetëm shkatërrimin e autoritetit tim  në mënyrë që në proceset gjyqësore për krime lufte të mos i dhimbsem askujt. Limaj thotë se një prokuror francez i ka kërkuar atij të bind deputetët e tjerë që të votojnë për t’ia hequr imunitetin në Kuvend. “Unë iu kam thënë se nuk fshihem pas imunitetit dhe kam hequr dorë nga ai moment. Isha njeriu i dytë i PDK-së.

“Më erdhën pa urdhër gjykate në shtëpi. Ata kishin pasur target dy institucione tjera për t’i bastisur por Brenda ditës ndryshuan plan dhe erdhën te unë”.

Limaj komentoi edhe raportimin e Ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEXI-it, Malclom Simmons, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Për herë të parë Simmons nuk ka dhënë opinione dhe intervista, por iu ka drejtuar institucionit më të lartë në Kosovë dhe ka dhënë dëshmi. Dëshmi e cila është e dëshmuar dhe e transkriptuar nga Kuvendi i Kosovës. Institucionet e Kosovës tashmë e kanë një dëshmi nga ish-kryetari i gjyqtarëve te EULEX-it, i cili i konfirmon ato që i ka thënë në të kaluarën dhe i thotë edhe disa çështje më shumë se çka ka thënë deri më tani”, tha ai në Debat Plus të Dukagjinit.

Limaj shtoi se dëshmia e Simmons është fakti më i mirë që misioni i EULEX-it ka bërë veprime kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …