Gjeneral, Rrahman Rama, pritet në Pentagon nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Hokanson

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së, gjenerallejnant, Rama gjatë vizitës në Pentagon është pritur nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Daniel Hokanson. Në këtë takim Gjeneral Rama falënderoi Gjeneralin Hokanson për mbështetjen e dhënë nga Garda Kombëtare e SHBA-së për Kosovën dhe FSK-në. Ai gjithashtu shprehu falënderimin për shërbimin e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it. Në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit  në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me misionin dhe detyrat e saj. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe mundësia e vazhdimit të zbarkimit të kontingjenteve tjera të FSK-së në misione paqeruajtëse.

Gjenerali Hokanson e falënderoi për bashkëpunimin dhe çmoi lartë lidershipin e Gjeneral Ramës për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, procesin e tranzicionit si dhe sukseset e vazhdueshme të FSK-së. Ai gjithashtu, shprehu konsideratë të lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së, si në ngritje të kapaciteteve ashtu edhe për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.

Të dy gjeneralët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me mundësi të zgjerimit të fushave të bashkëpunimit dhe zbarkimit të përbashkët në misione paqeruajtëse për kontribut në sigurinë dhe stabilitetin në Botë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …