Faton B.Mehmetaj: 100 vjetori i Masakrës së Jabllanicës-Shqiponjës, 9 korrik 1921

(Fjalë rasti e Faton B.Mehmetajt me rastin e 100 vjetorit të Masakrës së Jabllanicës-Shqiponjës, 9 korrik 1921, Shqiponjë 10 korrik 2021)

Sot jemi tubuar këtu në Shqiponjën legjendare, fole e kaçakeve, fortesë e kullave por edhe e luftëtarëve në zë, që nuk u shuhet nami kurrë, për të nderuar mbi 63 martir të vrarë në Masakrën e Jabllanicës-Shqiponjës që ndodhi më 9 korrik të vitit 1921. Me këtë datë që përkon me 100 vjetorin e kësaj masakre, Miliq Kërsta me ushtri e xhandarmëri, të prirë nga bandat çetnike dhe vullnetarët serbo-malaz të anës së Pejës, Deçanit, Klinës, Gjakovës dhe Istogut, i kishin vrarë gjithë këta shqiptarë të pafajshëm në fshatin Shqiponjë nga mosha 13 vjeç e sipër, në Kodrën e Madhe të fshatit. Siç dihet masakra nisi me vrasjen e Osman Agës dhe të truprojës së tij, Sadik Kokallës nga Cermjani.

Për këtë arsye në shenj respekti, e mos harrese, Komandanti i Zonës së Tretë Operativi të Dukagjinit z.Ramush Haradinaj njehe rit edhe njëri prej liderëve më të suksesshëm në trojet shqiptare na mundësoj ngritjen e Pllakës Përkujtimore që iu kushtohet Osman Agës së Rashkocit, Sadik Kokallës së Cermjanit, Haxhi Bajram Ahmetit dhe Hysen Bajram Ahmetit nga Shqiponja. Siç dihet, Shqiponja ka histori të madhe, burra me nam e luftëtar të pathyeshëm, të cilët këtu në këtë vend e gjunjëzuan armikun shekullor dhe e detyruan atë të ikë prej këtyre trojeve kokë ulur e i turpëruar. Shqiponja është vendi i parë që u çlirua nga forcat okupatore serbe. Serbia në asnjë kohë nuk e ka fituar asnjë betejë me shqiptar.

Për ti mundur shqiptarët, ajo i përdori dredhitë, pabesitë, shtypjen sistematike, burgosjet, masakrat, spastrimin etnik, gjenocidin, shpërnguljet masive, e vrasjet në masë mbi popullatën e pafajshme. Për ti bërë të gjitha këto masakra e krime, Serbia ishte përkrahur nga Rusia dhe aleatet e saj, në të gjitha kohërat edhe sot. Serbia pos që u përkrah e po përkrahet nga Rusia, e amnistoj Serbinë prej këtyre krimeve që ajo i bëri mbi popullin shqiptar që nga viti 1878 e deri në luftën e fundit 1998-1999. Lidhur me këtë, Kosta Novakoviqi në veprën “Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës” shkruan: Përfaqësuesi i politikës imperialiste ruse, ministri i Rusisë në Beograd – vazhdon Kosta Novakoviqi e ka bekuar këtë politikë shfarosëse që bën Beogradi” mbi popullin shqiptar. Këto synime janë paraqitur qartë në strategjitë dhe në programet shoviniste serbe që prej vitit 1844 e këndej, kur bazat e politikës serbomadhe i vuri Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ilija Garashanin, me programin sekret për krijimin e Serbisë së Madhe, përmes elaboratit të “Načertanijes” (1844), me të cilin e institucionalizoi platformën politike dhe juridike për Serbinë e Madhe. Lidhur me këtë, deri në fund të shek. XX janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njëra-tjetra), të cilat e parashohin në mënyrë të detajuar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare.

 

Planet sekrete të “Načertanijes” i vazhdoi edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe e deri te “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986) dhe projekti i Millosheviqit “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990), i cili i shkaktoi katër luftëra të përgjakshme, spastrime etnike dhe ndërmarrje të tjera gjenocidale në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë. Platformat serbomëdha për shfarosjen e shqiptarëve nëpërmjet plojave e masakrave janë të hershme. Gjenocidi, vrasjet e terrori sistematik nuk ndodhën vetëm në vitin 1921, ky terror fillon qysh në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1877. Këtu po e përmendi se vetem gjatë viteve 1878-1912, pushteti serb i okupoi dhe i serbizoi 714 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Në këtë periudhë, nga Sanxhaku i Nishit janë dëbuar 350 mijë shqiptarë. Sipas dokumenteve të kohës gjatë viteve (1892-1894) vetëm në Toplicë i kanë masakruar rreth 24 mijë shqiptarë, gra, pleq e fëmijë. Terrori, masakrat dhe vrasjet në masë të shqiptarëve nga ana e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe vazhduan edhe në vitet 1912-1913.

Gjatë këtyre viteve në të gjitha trevat shqiptare të pushtuara nga Serbia u vranë dhe u masakruan mbi 120 mijë shqiptarë. Pos vrasjeve në masë ata përdorën dhunë, tortura e vrasjet për ti detyruar shqiptarët që ti konvertonin në fenë ortodokse sllavë. Vetëm në masakrën e Kabashit që ndodhi me 16 mars 1913, nga ushtria serbe, xhandarmëria dhe serbët lokalë, për ndërrimin e dhunshëm të fesë, në oborrin e Kishës së Shën Markut në Kabash ishin vrarë 120 shqiptarët. Në këto periudha mijëra shqiptarë u zunë rob dhe u dërguan në burgjet e Serbisë ku shumica prej tyre nuk u kthyen kurrë në Kosovë. Serbia me këtë ritëm kishte vazhduar të bënë masakra dhe gjenocid edhe gjatë viteve, 1915, 1918, 1919 duke vazhduar kështu deri në vitin 1945. Sa për ilustrim dua ta përmendi se me 16 shkurt 1919, ushtria pushtuese serbe i djege për së gjalli mbi 200 banorë në Hanin e Isufit të fshatrave të Rugovës, Shtupeq i Vogël e Shtupeq i Madh, shumica prej tyre gra, pleq e fëmijë. Në asnjërin prej këtyre viteve nuk ka ndodhur që të mos vriten nënë 5 mijë shqiptar.

Nga viti 1941 deri në vitin 1945 forcat partizanë-çetnike organizon mbi 50 masakra, prej tyre po përmendi Masakren e Gjilanit, të Drenicës, Ferizajt, Monopolit të Duhanit, dhe atë të Tivarit etj. Në masakrën e Tivarit që ndodhi më 1 prill 1945 u vranë afër 4 mijë shqiptarë. Nuk janë të pakta as masakrat që i kryen organet e OZN-ës dhe UDB-së mbi popullin e Kosovës. Në Tauk Bashqe të Prishtinës në vitet 1944-1945 u pushkatuan pa kurrfarë faji 295 veprimtarë shqiptarë.

Në dimrin e egër të viteve 1955-1956, u organizua i ashtuquajturi “Aksioni i mbledhjes së armëve”, i dedikuar posaçërisht kundër popullsisë shqiptare, në Kosovë. Në këtë aksion ndëshkimor ishin përfshirë të gjitha viset e Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj, u rrahën brutalisht 30 mijë shqiptarë, më shumë se 300 prej tyre vdiqën nga torturat; brenda një kohe të shkurtër rreth 60 mijë shqiptarë e ndërruan kombësinë, kurse deri në vitin 1966, mbi 250 mijë shqiptarë u shpërngulën për në Turqi. 

 

Në periudhën kohore 1945-1990, shqiptarët e mbetur në ish-Jugosllavi i kaluan në burgjet serbo-jugosllave 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burgim. Edhe përkundër kësaj katrahure e presioni, kolonizimeve të vazhdueshme, zijes së bukës e varfërisë së skajshme, grabitjeve të pasurisë e shkatërrimi të çdo gjëje shqiptare nga ana e serbëve, populli ynë kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u nënshtrua. Periudha e fundit e okupimit serb (23 mars 1989 – 12 qershor 1999) është një nga periudhat më tragjike për popullin shqiptar të Kosovës, i cili u ballafaqua me vrasje, burgosje, helmimin masiv të mijëra nxënësve, dëbimin masiv të punëtorëve shqiptarë nga puna, spastrimin etnik, kolonizimin, etj. Kjo gjendje e rënd vazhdon edhe gjatë viteve 1998-1999”, me vrasje e masakrime duke e quar gjendjen në një Gjenocid të pa parë ndër shekuj.

Forcat serbe varnin e masakronin kudo, nëpër gjithë Kosovë, nuk kurseheshin gra, pleq as fëmijë. Tmerret e barbarisë të shkaktuara nga ushtria e policia serbe mbi popullatën e Kosovës nuk harrohen kurrë. Gjatë viteve 1998-1999 forcat okupuese serbe, përveç plaçkitjes dhe shkatërrimit të pasurisë së shqiptarëve, shkatërrimit të qyteteve e fshatrave shqiptare, plaçkitjes dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore e të dokumentacioneve administrative, u vranë e u masakruan mbi 12 mijë civilë shqiptarë, prej tyre mbi 1400 fëmijë, ende konsiderohen të zhdukur mbi 1660 persona, mbi një milion shqiptarë, të ballafaquar me vdekjen, u dëbuan jashtë Kosovës gjatë operacionit për spastrimin etnik, u përdhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare, madje u vranë qindra foshnje shqiptare në barkun e nënave me pretekstin se po ekzekutoheshin “armiqtë e ardhshëm të Serbisë”! Edhe përkundër gjithë kësaj shtypje e gjenocidi sistematik, vrasjeve dhe shkatërrimi të ç’do gjëje shqiptare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, arriti ti dëbon forcat ushtarako-policore serbe nga territori i Kosovës e ndihmuar edhe nga partneret ndërkombëtar. UÇK-ja është e vetmja ushtri shqiptare që arriti ta përmbushë amanetin e luftëtarëve të të gjitha kohërave që luftuan për liri e pavarësi, sepse UÇK-ja pati fatin që ti dëbon ushtarakisht forcat okupuese serbe që ishte kërkesë e amanet i gjithë luftëtarëve të mëhershëm. Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve të të gjithë brezave Respekt për luftën dhe luftëtarët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …