leoni

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë anëtarësohet në Këshillin Amerikan për Arsimin 

Më 15 korrik 2021, rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani ka pranuar konfirmimin për anëtarësimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në Këshillin Amerikan për Arsimin – American Council on Education (ACE).

Anëtarësimi i UFAGJ-së në Këshillin Amerikan për Arsimin do të sigurojë mjete dhe burime që do të ndihmojnë në drejtim të sigurt Universitetin, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe do të përfitojë mbështetje në ofertat dhe ngjarjet që zhvillojnë anëtarët e “American Council on Education – ACE”.

Këshilli Amerikan për Arsimin (ACE), me mbështetjen e Fondacionit Lumina, është një komunitet global i të mësuarit – Rrjeti Global i Arritjes dhe Përfshirjes (GAIN) për shkëmbimin e praktikave inovative dhe synon të identifikojë qasje fleksibile për studentët. ACE është themeluar më 1918, me qendër në Uashington të SHBA-ve.

Anëtarësimi përfshin përfaqësues nga tetë vende themeluese ose rajone, dhe secili delegacion përbëhet nga ekspertë të politikave dhe specialistë. Me mbi 1700 anëtar, si universitete dhe shoqata të arsimit të lartë, ACE koordinon përpjekjet e avokimit të arsimit të lartë për nevojat e kolegjeve, universiteteve dhe studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …