Brickos

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me të rinjtë në Prizren

Fatmir Limaj në Pozhoran të Vitisë: Koncepti socialdemokrat i Nismës po përqafohet nga qytetarët e vendit

Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj gjatë një takimi me struturat e partisë në Pozhoran ka thënë se Koncepti socialdemokrat i Nismës po përqafohet nga qytetarët e vendit pasi që kjo parti po promovon vlera njerëzore.

“Në prani të qindra aktivistëve, zyrtarizuam strukturat drejtuese të Nismës Socialdemokrate në Pozhoran të Vitisë. Fryma socialdemokrate e Nismës po shtrihet në çdo cep të vendit.Koncepti ynë socialdemokrat po përqafohet nga qytetarët e vendit. Pozhoranit dhe Vitisë i duhet një elitë e re politike. Ne duam dhe promovojmë një politikë njerëzore. Një politikë e cila u rrin afër njerëzve. Një politikë e cila u del në krah familjeve që kanë nevojë për dorën e shtetit. Një politikë e cila djemve dhe vajzave ua jep mundësinë e barabartë për shkollë dhe punë. Kjo është politika që duam ne. Nisma nuk jep premtime. Por në zotohemi dhe të gjitha zotimet tona në fushatën parazgjedhore sot janë pjesë e programit qeveritar dhe po zbatohen çdo ditë nga ana e dikastereve përkatëse. Urime drejtuesve të nëndegës së Pozhoranit! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Limaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …