Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Fatmir Limaj: Opozita duhet të jetë tani e tutje në delegacion shtetëror për bisedimet me Serbinë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur rreth pjesëmarrjes së partive opozitare në delegacionin shtetëror të Kosovës në bisedimet me Serbinë. Ai e ka quajtur të nevojshme pjesëmarrjen e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e dialogut, duke thënë se beson se është koha që ato t’i bashkëngjiten tryezës së bisedimeve. “Opozita duhet të jetë tani e tutje në delegacion shtetëror, pasi që pa një konsensus politik ajo nuk miratohet. Është kruciale që opozita të jetë e bisedimeve për marrëveshjen finale”, u shpreh Limaj. Ai e ka pranuar se ka një betejë të brendshme politike në vend, të cilën e sheh si të rrezikshme për humbjen e momentumit të ri, i cili do të çojë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …