Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Zëvendës-kryeministri dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se në Kuvend doemos duhet të diskutohet paraprakisht se si do të rrjedhë faza e fundit e dialogut me Serbinë, në mënyrë që të shmangen gabimet.  Besoj qe kjo do te jete një nga seancat qe duhet te ia kushtojmë këtë teme te rëndësishme. Është koha qe me seriozitet te i qasemi kësaj teme qe do te na përcjellë ne muajt ne vazhdim. Është momenti kur duhet te flasim paraprakisht e jo pastaj te flasim pasi gjerat te jenë përfunduar.  Deri më tani dialogu nuk ka dhënë asnjë rezultat prandaj sipas tij është parë nevoja që të fillohet një fazë e re, fazë finale që tentohet të përfundojë me marrëveshje mes të dyja vendeve.

“Dua te iu ftoje qe ta bëjmë një ndarje te dialogut deri tani dhe asaj qe do te filloje. Nëse flasim për një dialog që ka për qellim marrëveshjen finale atëherë ne po flasim për një moment final. Dialogu deri tani ka qene teknik e politik dhe ka marre fund sepse s’ka arritur rezultat. Prandaj ka ardhur nevoja për një dialog të ri. Jemi në kohë që të gjithë të ulemi të bashkohemi si grupe politike për të ndërtuar konsensus sa më të gjerë në atë që na pret”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …