Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të shkarkohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe jo të shpërbëhet Kuvendi. Limaj iu ka bërë thirrje deputetëve që mos të shkarkojnë vetën, pasi sipas tij, në këtë formë administrohet keqqeverisja e kryeministrit Kurti Ne e mbështesim këtë rrugë që e ka iniciuar Aleanca, çdo rrugë tjetër është me i ikë përgjegjësisë dhe me amnistua dhe kjo është me zgjatë agoninë dhe keqmenaxhimin. Apeli jonë është që i ftoj të gjithë deputetët që mos te marrin përgjegjësinë që s’iu takon. Askund në botë deputeti nuk e shkarkon vetën. Bashkohuni dhe shkarkoni”, tha Limaj. Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj tha se është e trishtueshme rruga që e ka ndjekur kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …