Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Fatmir Limaj: Tani më se shumti Kosovës i ndihmon jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse do të ndodh një koalicion NISMA-PDK, ai do të jetë koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta do t’i fitojë zgjedhjet. Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë, ka thënë se Nisma Socialdemokrate dhe ai si drejtues i saj, janë të gatshëm për partneritet. “Ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi. Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi”, ka thënë Limaj, duke shtuar se një koalicion i sinqertë e me zemër PDK-Nisma i fiton zgjedhjet. Ai gjithashtu ka theksuar se qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të bashkuar identitetet partiake për një objektivë të vetme, mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …