Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj thotë se një koalicion paszgjedhor në mes AAK-së dhe Vetëvendosjes është i mundur

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalicioni në mes AAK-së dhe Vetëvendosjes është i mundur. “Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullnet i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale’, tha Haradinaj. Për një qeveri të ardhshme Kurti, pritjet janë të mëdha thotë i pari i AAK-së. “Edhe sot mendoj se është një shpërputhje e madhe në mes të premtimeve politike elektorale të një popullizmi të shprehur. Pra kur je kryeministër është bukur vështirë me e rikthy këtë pritshmëri të qytetarëve”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …