Fatmir Limaj

Fatmir Limaj thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive.  Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garojë me koalicion Nisma, AKR dhe PD. Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë i pari i Nismës thotë se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme. E ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës. Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …