Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive. Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garojë me koalicion Nisma, AKR dhe PD. Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Varësisht ofertave që kemi pasur të githë, kemi parë që interesi i Kosovës është që Nisma e AKR të shkojnë së bashku”, tha ai. Ndërkohë i pari i Nismës thotë se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme. “Një bosht politik i cili do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës, po i vëmë themelet e një boshti politik që në të ardhmen do të jetë një faktorë vendimtar”, tha Limaj për T7. E ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës. Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin.

Veseli: Bashkë më Hasin ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, banorët e Hasit. Veseli ka postuar disa fotografi që tregojnë takimin me një numër të banorëve të Hasit në komunën e Prizrenit. Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, ka kujtuar kohën e luftës dhe pritjen që ia kishin bërë hasjanët. “Mysafir i hasjanëve, mikpritja e të cilëve është gjithmonë e përzemërt dhe bujare. Kam kaluar shumë ditë e net gjatë luftës në familjet hasjane. Dyert e tyre ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë. Bashkë ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe, në përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe vendin tonë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Për të katërtën herë , sot në Bruksel takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit në Kosovë

Për herë të katërt me radhë, sot në Bruksel,   takohen  kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, …