Fazli Maloku

Fazli Maloku: Pro Albinit “antiamerikan”!!!

Këto ditë një pjesë e mirë e shqiptarëve në Kosovë jetojnë me “ethe”, jo nga frika se po infektohen nga “koronavirusi”, por nga frika e një virusi tjetër “Grenellovirusi”! A është kjo frikë vërtetë e arsyeshme? Ky diplomat kauboj amerikan, i dëerguari i posaçëm i presidentit Trump për të ndërmjetësuar mes Prishtinës e Beogradit, në vizitën e tij të fundit pati takim po thuaj me të gjithë drejtuesit e shtetit, por edhe me drejtues të partive politike me pak përjashtime, la një përshtypje paksa të veçantë; energjik, i frkshëm, elastik në paraqitje, derisa Albin Kurtit iu kërcënua për ta hequr taksën menjëherë dhe pa kushte! Isa Mustafës i bëri lajka, si dashamirës dhe i përkëdheluri i Amerikës! Qëllimi dihet, ta ndërsej kundër Kurtit ose po të jetë nevoja të tërhiqet nga koalicioni qeveritar, pra nëse nuk dorëzohet Kurti. Ndërsa liderin e partisë më të madhe PD të Kosovës, z. Veseli nuk e takoi fare! Këtu edhe filloi sherri.

Si mund të kuptohet kjo mënyrë e paraqitjes së një diplomati të lartë amerikanë me drejtuesit e një shteti, aleati më besnik që mund ta ket Amerika?!

Po cilat janë vërtet kërkesat e Grenellit për kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Kurti? Të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë, menjëherë, pa kushte dhe pa kompromis! Edhe pse në projektin e qeverisë parashikohet heqja graduale e taksës, duke e zavendësuar me parimin e reciprocitetit. Ky sinjal i vullnetit të mirë i qeverisë Kurti do të ishte e natyrshme ti përgjigjet edhe Beogradi, por kjo nuk ndodhi. Grenell nuk reagon fare kur Daçiq me pompozitet lajmëron lobimin e tij të sukseshëm për para botës, tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Sierra Leone! Me këtë ai tregon qartë se nuk i trajton palët si të barabarta, ndërsa kritikon Kryeministrin Kurti, përse ky e vonon tërheqjen sipas planit qeveritar. Grenellit nuk i bën fare përshtypje as qeverisja e re e Kosovës me Kryeministrin Kurti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani me të tjerët, të cilët me projektin qeveritar dëshirojnë dhe veprojnë që Kosovës t’ia kthejnë dinjitetin bile edhe qytetarëve të saj, të krojojnë një shtet ligjor me llogaridhënje që nga kryetari i shtetit, të luftohet krimi i organizuar i cili lulëzoi që 20 vite, të bëhet jeta më e mirë dhe më e sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës…Grenelli duhet ta kuptojë se, Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, janë shpresa e vetme e qytetarëve për të bërë ndryshime thelbësore nga të gjitha qeveritë e mëparme, për këtë kanë obligim nga vota e qytetarëve e 6 tetorit 2019. Bashkëpunimi i nivelit të lartë dhe i përgjegjshëm mes Kryeministrit Kurti dhe Kryekuvendares, Vjosa, jep shpresa se ndryshimi do të vijë. Albin Kurtit i bëhet  kjo trysni që të shëndërroj votën transformuese të 6 tetorit, në një fasadë të rreme për të përmbyllur planet që Hashim Thaçi dhe Vuçiqi po i thurin prej më shumë se dy vitesh. Qëllimi parësor i këtij diplomati kauboj e agresiv, është që sa më shpejtë që është e mundur, të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit, kuptohet vetëm përmes Thaçit e Vuçiqit, pavarësisht se kush do humb e kush fiton, dëshmi për këtë është ftesa e fundit që ju servuan në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë. Me një marrëveshje të përfunduar, Grenell do ti dorëzonte si dhuratë presidentit Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kjo marrëveshje do të ishte tepër e rëndësishme edhe për dy presidentët Thaçi e Vuçiq, të cilëve po iu skadon mandati. Se çfarë përmbajtje do të ket marrëveshja e ardhme askush nuk e di! E gjithë puna rreth marrëveshjes duhet të kryhet vetëm me Hashim Thaçin, i cili ka dëshmuar në të kaluaren se,  për ruajtjen e pushtetit të tij, është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje në dëm të Kosovës; Marrëveshja e “Zajednicës” dhe ajo e “Demarkacionit”, duke i anashkaluar të gjitha organet e shtetit!

Sjellja arrogante dhe kaubojiste e diplomatit Grenell ndaj qeverisë Kurti, është fryrë aq shumë nga kundërshtarët politikë të Kurtit, nga ata që e kriminalizuan Kosovën, e plaçkitën, e dhunuan, e përbaltën duke ia humbur dinjitetin edhe qytetarit edhe shtetit, nga ata që sovrani popull me votën e tij të 6 tetorit 2019-të ua mori pushtetin, me një fjalë i rrëzoi për dhe, me propogandën e tyre mediatike krijuan panik të një pjesë e qytetarëve se, Albin Kurti po na ndanë nga Amerika, dhe po rrezikon gjithçka që është arritur gjerë tani, bile po na rrezikon deri në atë shkallë sa Amerika do ti tërheq forcat ushtarake nga Bonstilli, do të na ndërpres çdo ndihmë ekonomike, politike e ushtarake…Bile nxorën parullën tepër bajate ; kush është pro Albinit, është “Antiamerikan”.

Rreziku i raporteve me Amerikën nuk është diplomati Grenell e as Qeveria Kurti. Është krejtësisht e kundërta. Qeveria Amerikane tek Qeveria Kurti do ta ket një aleat besnik, të dinjitetshëm, të përgjegjshëm, duke krijuar shtetin ligjor me llogaridhënje për çdo funksionarë. Rreziku i Qeverisë Kurti mund të vijë nga ata që humbën pushtetin, që kanë frikë se edhe ata do të japin llogari për atë që e bënë apo për atë që nuk e bënë e është dashur ta bëjnë. Reziku vjen nga njerëzit puthadorë e servil ndaj ndërkombëtarëve, siq i patëm që 20 vite. Raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund ti prish askush qoftë ai kryetar shteti, kryeministër apo çfardo tjetër. Këto mardhënje janë cimentuar mes dy popujve e dy shteteve sovrane në ditët më të vështira që po i kalonte Kosova e shqiptarët e Kosovës. Uroj që qeverisja e filluar dinjitetshëm dhe raportet zyrtare e nivelit të lartë Kurti – Vjosa me bashkëpunëtorët të hec pa u trembur, drejt realizimit të projekt-programit qeveritar, obligim nga vota e sovranit popull, drejt sukseve të filluara!

Prishtinë

7 mars 2020

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …