Fehmi Mehmeti: Ngritja e çmimit të sigurimeve për automejte po bëhet për sigurinë e qytetarëve

Fehmi Mehmeti: Ngritja e çmimit të sigurimeve për automjete po bëhet për sigurinë e qytetarëve

Banka Qendrore e Kosovës, si institucion promotor i zhvillimit të Kosovës këtë vit shënon 20-vjetorin e themelimit. Guvernatori i saj, Fehmi Mehmeti thotë së falë këtij BQK-së, sektori financiar në Kosovë, është shumë stabil. Sipas tij janë bërë zhvillime pozitive në kuadër të lehtësimit të qasjes në financa, është ulur norma e interesit në kredi. Ndërsa sektori bankar përveç rolit të tij ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike. Kurse për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve që është bërë këto ditë Mehmeti thekson se ato janë më të ulëta në rajon dhe kërkesa për rritjen e çmimit të sigurimeve ka qenë që të jetë 36%, por kjo rritje nuk është miratuar. Sipas tij, kjo bëhet për sigurinë e qytetarëve në mënyrë që t’u garantohet pagesë më plotë e dëmeve eventuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …