Fehmi Mehmeti: Si shkak i krizës pandemike do të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend

Mehmeti: Shumë biznese mund të falimentojnë pasi nuk kanë të hyra dhe në të njejtën kohë detyrimet financiare vazhdojnë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në një konferencë për medie ka njoftuar për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se tashmë është koha për diskutim për ekonominë në kohë pandemie dhe pas saj. Ai tha se shumë biznese rrezikojnë të falimentojnë pasi nuk kanë të hyra dhe detyrimet financiare vazhdojnë por edhe punëtorët e bizneseve mund të mbesin pa paga ose pa punë teksa kërkesa për kredi do të bie. Guvernatori i BQK-së komentoi edhe pakon financiare emergjente të Qeverisë teksa tha se pritet të ulen të hyrat buxhetore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …