Brickos

Fehmi Rama

Fehmi Rama: Unifikimi i spektrit politik dhe sofistikimi i diplomacisë sonë është nevojë imediate për stabilitet politik dhe ekonomik

Republika e Kosovës po futet në fazën përfundimtare të dialogut. Kemi dëgjuar disa duke trumbetuar që kjo fazë dialoguese do i sjellë njohje Kosovës nga Serbia. Megjithatë nuk është mirë ti japim komoditet vetës në të tilla procese, madje duhet të jemi të kujdesshëm që deklarimet e tilla të mos përdoret për koncesione. Sostifikimi i diplomacisë kosovare, arrihet nëse inkorporohen njerëz më diapazon të gjerë të dijës pa marrë parasysh orientimet apo preferencat e tyre politike.

Në dialog shkohet më përfaqim dinjitoz të unifikuar dhe me platformë e strategji të mirëfilltë.

Në dialog shkohet për të negociuar dhe jo nënshkruar pavarësisht së ku gjendesh në Shtëpinë e Bardhë, Bruksel apo gjetiu. Ky është interes yni nacional.

NGA DISA PËRFAQËSUES TË  BE-SË MUND TË KEMI SFIDA

Disa nga zyrtaret e BE-së mund të hedhin në tavolinën e bisedimëve llojë llojë idesh, dhe të nxjerrin konkluza të ndryshme. Të tilla si ajo që pritet nga Lajçaku për kthimin 250 000 serbëve të “shpërngulur” që nga viti 1976, madje tokat e pakthyeshme të kishave pavarsisht pozicionit juridik dhe politik të Kosovës në të ardhmen.

Kosovaret kanë bërë gabim duke e zhvlersuar dialogun më uljen në tavolinat e Borelit dhe Lajqakut, duhet negociohet nga instanca me të larta dhe më kredibile të BE-së.

Politika e jashtme e BE-së ndërtohet duke u dakorduar politikat e shteteve anëtare të sajë. Lajqak dhe Borel vin nga shtete që nuk e kanë njohur pavarsin e Kosovës.

Në tavolinat dialoguese të këtyre zyrtareve do ballafaqohet delegacioni ynë më njerëz që ishin pjesë e garnitures Millosheviqiane, pra më ujqër të mbuluar me rroba qengji të sojit të Vuqiqit.

Kemi shpërfaqje të betonizimit rreth asociacionit më komuna serbe. Zanafilla e sajë ështe të babai i kombit serb Dobrica Qosiq, i cili këshillonte Gjingjiqin më ide të tilla që Kosova është e humbur por duhet përfitu nga objektet e klerit. Kur serbet mbytën 4 fëmi shqiptar në vitin 2004, disa nga tonet ranë në provokimin e tyre duke u bërë revansh me djegien e objektëve të kultit. E tëra kjo shërbeu si pikë referente për tu prodhuar e ashtuquajtura Pako e Ahtisarit, më të cilen ju siguruan të drejta komunitetit serb në Kosovë të tilla që nuk kan asnjë komunitet në Evropë. Andaj tejkalimi i Pakos së Ahtisarit mund të sjellë probleme afatgjate e jo zgjidhje. Koncensioni ynë në emër të pavarsis ishte kjo pako.

MENAXHIMI I PANDEMISË COVID-19

Menaxhimi i pandemisë Covid – 19 mbetët sfidë e madhe. Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike dështoi të votohet në seancën e së enjtes, veprime të tilla janë të rrezikshëme për ekonominë e vendit. Poashtu mos votimi i ligjit që i mundëson qytetarëve të tërheqin 10% të trustit atakon direkt ekonomit familjare, pasi që shumë sish kanë planifikuar që për nevojat e tyre gjatë dimërit ti kanë dhe këto mjete të trustit. Menaxhimi më pandemi kërkon pragmatizem, e jo burokraci e inate.

LIGJI PËR VLERAT E LUFTËS DUHET TË VOTOHET

Në ligjin për vlerat e luftës lë të përfshihën modalitete të tilla që janë të akceptueshme si për luftetaret ashtu dhe për qytetaret, pra duke mbrojtë madhështinë dhe lavdin tonë nacionale.

Në Kosovë disa kanë menduar që na të luftojmë dhe të humbim shumë, e gjithqka të përfundon aty. Pra uniforma të harrohet dhe zëri të mos na u dëgjohet.

Nuk ka më krenari se sa të bartësh uniformen e çlirimtarit, dhe nuk ka më naivitet se sa ta përqeshësh atë.

GJYKATA SPECIALE

Gjykata Speciale sikur ka lëshuar kthetrat kryesisht në kupolën e UÇK-së, rrjedhimisht të ata që ishin formuesit e sajë. Dosjet për ta po shihet që janë përgaditur nga duzinat e Beogradit zyrtar dhe janë përdor dhe disa dëshmitar shqiptar. Megjithatë nuk i trembum gjykatave për luftën tonë dhe nga qdo filter i tyre vetëm do madhështohemi e paqtohemi.

URTËSIA DHE UNIFIKIMI NA NDERON TË GJITHËVE

Republika e Kosovës ka nevojë për urtësi rrjedhimisht unifikim. Këtë e kam proklamuar që nga fund i marsit të këtij viti.

A duhet pritur për më të keqën që më 24 tetor të konfirmohen aktakuzat e speciales për kupolen e shtetit? E vendi të futet në anarki institucionale.

A duhet pritur për kaos shëndetsor dhe ekonomik, pasi që sipas OBSH pandemia do jetë deri në vitin 2022? E të kolapsojë shëndetsia dhe ekonomia.

A duhet vazhduar më inate dhe ego përsonale, apo mënjanuar ato për hirë të interesit publik?!

Më fjalë të tjera, Kosova ka nevojë për pragmatizem, unifikim dhe stabilitet.

Na duhet qeveri vendimarrëse dhe stabile!.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …