Brickos

Fëmijët përmes artit evokojnë përvojat e tyre në arsimim gjatë pandemisë

Fëmijët përmes artit evokojnë përvojat e tyre në arsimim gjatë pandemisë

Me datën 29 qershor, nga ora 11:00, në Hotel AFA në Prishtinë, Save the Children në Kosovë organizon ngjarjen e shpalljes së fituesve të garës së vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’.

Gara e vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’ ishte pjesë një nga aktivitetet e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe paraqet përvojat e fëmijëve me mësimin nga distanca dhe për ndikimin që ka pasur tek fëmijët; si dhe në të njëjtën kohë iu jep mundësinë fëmijëve të ngrisin zërin përmes artit tek personat përgjegjës për adresimin e sfidave në arsimim cilësor dhe kthim të sigurt në shkollë. Prej vizatimeve të dorëzuara, janë përzgjedhur 7 më të mirat, të cilat do të shpërblehen me nga një tablet elektronik për t’u përdorur për ofrimin e qasjes dhe për të lehtësuar arsimin e fëmijëve gjatë pandemisë së COVID-19.

Për të njohur kontributin e fëmijëve, Save the Children në Kosovë do të organizojë këtë event publik, në formë të një ekspozite, ku do paraqesë vizatimet më të mira.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Drejtori i Save the Children në Kosovë z. Ahmet Kryeziu, znj. Lulavere Behluli, Udhëheqëse e Divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, fituesit e garës si dhe përfaqësuesit e fëmijëve nga grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’, të cilët do të kenë mundësinë që përmes një fjale rasti t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e fëmijëve të Kosovës në lidhje me edukimin gjatë pandemisë. Ky aktivitet realizohet në kuadër të fushatës ‘Save our Education’ (Mbro Arsimin Tonë) e cila është një fushatë globale e Save the Children International që përqendrohet në urgjencën globale të arsimit të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ku për herë të parë në histori të njerëzimit një gjenerate të tërë i është penguar edukimi. Vlerësohet që globalisht rreth 1.6 miliardë studentë kanë qenë jashtë shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …