Ferat Shala

Ferat Shala: Hedhja e mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës është akt i papranueshëm

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka thënë se hedhja e mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës është i papranueshëm. Sipas Shalës, akte të tilla nuk i kanë hije Kosovës. “Hedhja e mjetit shpërthyes në shtëpinë e zyrtarit të lartë të MMPH-së, kryeshefit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, kryetar i Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi, z. Murat Meha, është i papranueshëm. Aktet e tilla nuk i kanë hije Kosovës dhe nuk janë forma për zgjidhjen e problemeve. Askush nuk ka të drejtë të dalë mbi ligjin dhe ta cenojë integritetin personal dhe familjarë të askujt. Kosovës më shumë se kurrë i duhet besimi në institucionet e shtetit, veçanërisht në ato të sigurisë, drejtësisë dhe zbatimit të ligjit”, është thënë në reagimin e Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …