Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet BIK-ut, MPMS-së, MPB-së dhe ASHI-t

Në lokalet e Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë prezantimi i Sistemit Elektronik të Evidencimit të Vdekjeve i arritur në saje të një Marrëveshje të Mirëkuptimit, ndërmjet BIK-ut, MPMS-MPB-ASHI-së, që për qëllim ka lidhjen e zyrave të Bashkësisë Islame të Kosovës me Sistemin e Raportimit të Vdekjeve të pjesëtarëve të përkatësisë fetare islame në Republikën e Kosovës.

Ky sistem, që ka dhënë efektet e para, është realizuar në 28 komuna dhe ka ndikuar që qytetarët e ndjerë të regjistruar në këtë sistem të fshihen nga regjistri civil dhe nga regjistri i pensioneve dhe fondeve sociale. Bazuar në rolin që luajti në këtë projekt Agjencia e Shoqërisë së Informacionit(MAP), në realizimin e këtij projekti, drejtori i ASHI-së, Kujtim Gashi, mes tjerash, theksoi se Sistemi Elektronik për Evidencimin e Vdekjeve është sistem i cili është mundësuar falë të arriturave të teknologjisë së informacionit dhe bënë pjesë në kuadër të objektivave shtetërore për të përfshirë institucionet shtetërore dhe fetare. Ky sistem, realizohet nëpërmjet rrjetit shtetëror, ku janë të kyçura 187 zyra të gjendjes civile dhe qendrat për punë sociale në 43 lokacione.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …