Brickos

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Historia e Kosovës nuk njeh qeveri më të korruptuar se kjo e tanishmja që drejtohet nga Albin Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka bërë me dije se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore parlamentare për t’i sqaruar dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë. Ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari. Kjo ministre duhet ta lirojë detyrën. Fatkeqësisht ajo është mbrojtur me fanatizëm të paparë dhe në mënyrë të paarsyeshme nga kryeministri,  sepse si duket është jashtëzakonisht problematike çështja e aferave qoftë të energjisë apo rezervave shtetërore sepse kryeministri është në dijeni për to ose për mos të thënë i involvuar  dirket”, është shprehur Shala, duke shutuar se askush nuk do të mund ta ndalë dalë në pah e vërteta për rezervat shtetërore. Asgjë nuk mund ta ndalë të vërtetën. Ne si parti parlamentare dhe opozitare  do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që brenda kuadrit legjislativ, Rregullores së Kuvendit që në sesionin vjeshtor  ta aktualizojmë këtë temë dhe ta zbardhim çoftë edhe me komisione hetimore parlamentare apo me sesione të tjera të debatit. Deputeti, Ferat Shaka ka thënë se historia e Kosovës nuk njeh qeveri më të korruptuar se kjo e tanishmja që drejtohet nga Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …