Ferat Shala: Lamtumirë Bacë, Hysen Gega!

Ferat Shala: Lamtumirë Bacë, Hysen Gega!

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, të burgosurit politik dhe veteranit të UÇK-së, Hysen Gega. Hyseni tërë jetën ia kushtoi Atdheut. Është një nga dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt të politikës serbo-jugosllave dhe të torturave barbare të burgjeve famëkeqe serbe.

Ishte ndër të parët që ngjeshi armët dhe luftoi krahë shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së. Krijimin e ushtrisë së Kosovës e kishte pasur ideal qysh në rininë e hershme, kur bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallen kishin ideuar projeksionet e luftës për liri.

Njerëzit si Hysen Gega janë arkitektët e vërtetë të Kosovës, sepse nuk pretenduan t’i marrin ndonjë gjë Kosovës, por jetuan dhe punuan që t’i jepnin asaj çdo gjë.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Universiteti “Hasan Prishtina”

Sadik Halitjaha: ATA QË NUK E DUAN EMRIN E HASAN PRISHTINES!

ATA QË NUK E DUAN EMRIN E HASAN PRISHTINES! Ata nuk e duan Republiken as …