Ferat Shala: Me Ligjin e Fondit Sovran, kryeministri Kurti po përpiqet ta vendos dorën politike mbi asestet e resurset shtetërore

Deputeti i PDK-së  Ferat Shala, ka deklaruar  se me Ligjin e Fondit Sovran, kryeministri Albin Kurti është duke u orvatur ta vendos dorën politike mbi asestet dhe resurset shtetërore, të cilat sipas tij nuk mund të qeverisen. “Kultura dhe mentaliteti i liderit për të kontrolluar gjithçka me çdo mjet e praktikë, pa analizë e pa të ardhme, e kamufluar me kopje të zbehtë nga shtete të caktuara perëndimore, është edhe Ligji për Fondin Sovran, i cili ka kaluar tashmë në Kuvendin e Kosovës, pa vota të opozitës. Në esencë, këtu kemi shpërfaqjen më ekstreme të orvatjes së liderit, për të vendosur dorën politike mbi asete dhe resurse të cilat nuk mund të qeverisen dhe nuk kanë perspektivë me këtë logjikë ekstreme majtiste, centraliste, në kundërshtim me parimet e tregut të lirë e të konkurrencës”, ka shkruar Shala në një opinion të shkruar posaçërisht për “Epokën e re” Ferat Shala thënë se praktikat e shteteve tregojnë se formimi i Fondit Sovran ka ardhur si rezultat kur janë shfaqur teprica të burimeve natyrore shtetërore të njohura si: rezervat e tepërta nga të ardhurat, tepricat tregtare, rezervat bankare që mund të grumbullohen nga tepricat buxhetore,  operacionet në valutë të huaj, paratë nga privatizimet dhe pagesat e transfereve qeveritare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …