Ferat Shala

Ferat Shala: “Kosova e Lirë” me krenari e paralajmëroj zërin e lirisë dhe shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së

Zëri që paralajmëroj lirinë! Sot me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencisë së lajmeve “KosovaPress” kujtojmë me krenari zërin që paralajmëroj lirinë e Kosovës dhe shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jehona e valëve të Radios “Kosova e lire”, ishte pushka dhe motivi i luftëtarëve të lirisë. Zë kushtrimi dhe shprese që shndriti etrin e Kosovës në kohën e territ informativ që kishte kapluar vendin. Agjencia e lajmeve “KosovaPress” ishte një dritare e vogël që shpërndau dritë të madhe për ti treguar botës për luftën e drejtë çlirimtare dhe sakrificën për liri të popullit të Kosovës. Burim i informimit për shqiptarët anë e mbanë botës, agjencitë botërore të lajmeve, shtypin, politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare. Derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës po jetësonte shtetësinë e Kosovës dhe po sillte rrezet e para të lirisë, Radio “Kosova e lirë” dhe Agjencia e lajmeve “KosovaPress”, po vendosnin themelet e para të historisë së informimit të lirë të vendit. Përveç kontributit të jashtëzakonshëm informativ që kishin këto institucione gjatë luftës, ato dhuruan edhe material dokumentar për luftën e UÇK-së, dëshmi dhe fakte për historinë më të re të Kosovës. Dokumente, lajme, informata, komente, intervista, reportazhe, kronika, letra, reagime e deklarata, që dikur ishin përgatitur dhe shpërndarë nga këto institucione, që atë kohë ishin bërë dritare e pazëvendësueshme e informimit, sot janë një dëshmi e rezistencës dhe krenarisë së UÇK-së. Kontributi dhe puna e tyre në pasqyrimin real, të drejtë dhe gjithëpërfshirës të luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe sakrificës së popullit tonë liridashës, është kontribut me vlera historike, faktike dhe arkivore, në shërbim të historianëve, studiuesve, pedagogëve e studentëve. Andaj, ky zë i çlirimtarëve që rrëfeu të vërtetën e luftës për liri do të jetojë brez pas brezi së bashku me lavdinë e luftës për lirinë e Kosovës dhe kujtimin për dëshmorët e lirisë. Ferat Shala, Prishtinë, 4 Janar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …