Ferdinand Xhaferaj: Interesi kombëtar i Shqipërisë është mbi interesat e politikës së ditës, edhe sa i përket Greqisë

Ferdinand Xhaferaj: Interesi kombëtar i Shqipërisë është mbi interesat e politikës së ditës, edhe sa i përket Greqisë

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj denoi politikat bizantine ndaj Shqipërisë duke iu referuar diversionit të qeverisë greke mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Begaj duke bojtoktuar të parin dhe thirrur të dytin në një darkë që u mbajt mbrëmë mes liderëve të rajonit. Xhaferaj shkruan se rreshtohet në krah të interesave të vendit në rastet kur bëhet fjalë për politika të tilla diversioni ndaj Shqipërisë, ndërsa thekson se në situate si kjo duhet lënë menjanë edhe ndasia politike. Interesi kombëtar mbi interesat e politikës së ditës. Asnjëherë nuk kam reshtur së theksuari domosdoshmërinë që politika shqiptare të jetë e unifikuar kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare. Kjo, sidomos kur puna vjen tek politikat problematike rajonale dhe përtej. Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë, ka saktësuar deputeti i PD-së Ferdinad Xhaferaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …