Ferit Hoxha nga Samiti i Diasporës: Shqipëria dhe Kosova në rrugë të sigurt drejt Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova janë duke avancuar drejt së ardhmes evropiane, duke theksuar rolin kyç të diasporës në këtë proces. Komentet ai i bëri gjatë ditës së dytë të Samiti i Diasporës që po mbahet në Tirana, ku u ndal tek rëndësia e unitetit kombëtar dhe identitetit shqiptar. “Sot nuk mblidhemi për një takim të zakonshëm, por në një moment kyç për vendin. Shqipëria po ecën drejt të ardhmes evropiane dhe të njëjtën gjë mund të them edhe për Kosovën”, u shpreh Hoxha. Ai theksoi se diaspora nuk duhet parë vetëm si një komunitet jashtë vendit, por si pjesë integrale e identitetit kombëtar, duke e cilësuar atë një “dimension plotësues” të shqiptarisë. Në fjalën e tij, Hoxha vuri theks të veçantë edhe tek rëndësia e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si bazë të identitetit kombëtar. “Gjuha shqipe është ADN-ja jonë, është kujtesë, identitet dhe vazhdimësi. Pa të, do të na mbetej vetëm trupi”, tha ai. Ministri u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që të mbeten të lidhur me vendin dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tij, duke theksuar se në një kohë zhvillimi, ata konsiderohen partnerë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …