Fidan Mustafa: A po i ngrinë Kosova marrëdhëniet tregtare me Turqinë?

         Qeveria e Republikës së Kosovës që nga shtatori i vitit 2013 ka nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë me Republikën e Turqisë nga ish Ministrja Mimoza Kusari – Lila dhe homologu i saj, Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan. Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ish Ministrja Mimoza Kusari – Lila pati deklaruar se: “Nga marrëveshja do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset e dyja vendeve”. Kjo marrëveshje do të lehtëson në masë të madhe jetën e qytetarit kosovar me çmime më të lira për produktet turke dhe cilësi më të mirë për shëndet, ku njëherit pjesë e marrëveshjes është edhe garancia për mbrojtje deri në 10 vite të sektorit të ndjeshëm prodhues në Kosovë. Që nga kjo kohë, Parlamenti i Republikës së Turqisë ka ratifikuar marrëveshje me Kosovën qysh në fillim të vitit 2015, ndërsa Qeveria e Kosovës, as nuk e ka proceduar për diskutim e lëre më të ratifikon në Kuvendin e Kosovës.

 

          Përkundër që nuk ka ende ndonjë shpjegim nga Qeveria aktuale për mos ratifikimin e kësaj marrëveshje, kohën e fundit shihet qartë se ka ftohje të raporteve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë në zhvillimin e politikave dhe vizitave të delegacioneve ndërshtetërore me shtetin më mik të shqiptarëve, siç është Republika e Turqisë.

Shteti i Kosovës është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-së për tregti të lirë me shtetet përreth në rajon, ku ndër to është edhe shteti i Serbisë, ku Kosova importon mallra çdo vit nga Serbia në vlerë 600-800 milionë euro. Ndryshe, të gjitha shtetet përreth Kosovës, duke u nisur nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, kanë ratifikuar marrëveshjet e tyre për tregti të Lirë me Turqinë.

       I vetmi shtet në rajon është Qeveria e Kosovës që nuk është e interesuar të ratifikojë këtë marrëveshje për tregti të Lirë me Turqinë, përkundër që kjo ulë çmimet e konsumit në treg, përmirëson cilësinë e produkteve ushqimore dhe ndihmon rritjen e zhvillimit ekonomik dhe kthimin e Kosovës në një qendër të re Ballkanike Tregtare.

Një shqetësim të tillë për mos ratifikimin e kësaj marrëveshje  nga Qeveria e Kosovës e ka ngritur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu i cili deklaroi se: “Kjo marrëveshje nuk është interes i madh për Turqinë, kur dihet fare mirë se tregu i Kosovës është treg i vogël, por ne duhet të dimë t’i adresojmë kërkesat dhe të kemi biznes-plane konkrete dhe të hyjmë në partneritet”.

Duhet ritheksuar se përkundër që politikat e shtetit serb në luftën e Kosovës gjatë vitit 1998-99 lan mbi 15.000 viktima, 1.500 njerëz ende të zhdukur në varrezat masive në Serbi, mijëra femra të dhunuara, mbi 200.000 shtëpi të djegura e shkatërruara, mijëra profesorë, studentë e veprimtarë të burgosur, përsëri Kosova çdo vit importon mallra nga shteti i Serbisë në vlerë nga 600-800 milionë euro apo rreth 40% e buxhetit të shtetit shkon përsëri në shtetin e Serbisë.

Me ‘keqardhje’ mund të konstatojmë se politikat zhvillimore aktuale në Kosovë mund të quhen demokratike e progresive në media, por udhëhiqen nga ish komunistët dhe marksistët që sot po thirren në vlerat e demokracisë ndërsa metodat janë ato të vjetrat, import sa më shumë nga Serbia…

( Fidan Mustafa)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …