Brickos

Fidan Mustafa: A po përgatitet Serbia të aneksojë veriun e Kosovës në pranverë?!

Të jetosh në Ballkan si një komb, është më shumë sesa të jetosh në një zonë gjeografike botërore të rëndomtë. Ballkani si një qendër e përplasjes së qytetërimeve të mëdha në historinë Evropiane e të  Ballkanit (Lindjes e Perëndimit), një vend ku atakohen forcat ushtarake, gjeopolitike e ekonomike të determinizmit ballkanik (Evropës, Rusisë, Lindjes dhe interesat e SHBA-ve), një pikëtakim i religjioneve fetare (Krishterimi, Islami, Ortodoksia), ku gjitha këto atakime e karakteristika bashkë në një vend, përbëjnë dhe formojnë Ballkanin dhe të ardhmen e tij shumë dimensionale.   


Ballkani si i tillë, po kalon në procese e negociata politike të njëpasnjëshme në dekadën e fundit drejt përcaktimit të një force dominuese për rajonin me anë të kompromiseve drejt Evropës apo “Gaspromit” Rus, ku politika të tilla janë futur në fazat kritike të një gjeopolitike rajonale ballkanike që nga rënia përfundimtare e sistemit komunist dhe bllokut  të shteteve Jugosllave. Kështu duke parapërcaktuar metodat e format e aplikimit të politikave përkatëse të determinizmit politiko-rajonal e të ardhmes së tij gjeostrategjike në Ballkan.    


Sot ndikimi i forcave politike në rajonin e Ballkanit, si praktikë e vetme e dominim rajonal në zbatueshmërinë e ideve të ndikimeve ekonomike, gjeostrategjike, po përdorin ndikimin e shteteve të treta si element i barbarit të matjes së forcës e ndikimit në rajon. Ky ndikim (Forcat e jashtme), ka ngritur nivelin e “Tregut” për të negociuar me shtetet që dikur konsideroheshin përcaktuese për të ardhmen e Ballkanit e që një moment kanë humbur kredibilitetin rajonal të ndikimit të dikurshëm, ku për t’i kthyer këtë epitet, çmimi nuk shikohet më por që arritja duhet të ndodhe me çdo kompromis. 


Duke analizuar me kujdes zhvillimet e këtilla në Ballkan nga ana e diplomacisë Ruse në dy dekadat e fundit, shteti i Serbisë po e humb fuqinë e ndikimit të dikurshëm rajonal, e krahas saj po lind një fuqi e re e ndikimit gjeopolitikë në Ballkan (Shqiptarëve me përkrahjen e SHBA-ve), andaj shteti rus po ri dizajnon rrugën e ndikimit rajonal me theks të veçantë në Ballkan nëpërmes shteteve sllave.


Prandaj, nuk është rastësi kur presidenti rus Putin, krahason aneksimin e Krimes me Kosovën, ku në mënyrë eksplicite i jep të drejtën Serbisë që të aneksoj ushtarakisht veriun e Kosovës (me ndihmën ruse) dhe të shtrij ndikimin e saj në rajon me anë të ngritjeve të kapaciteteve ushtarake në Ballkan (Serbi e Maqedoni).


Kapitullimi i Jugosllavisë, njëherit rezultojë me kapitullimin ushtarakisht të Serbisë, ku për 15 vjet me radhë nuk mund të organizojë apo të paktën të deklarojë potencialin ushtarak të saj. Për herë të parë që nga rënia e Jugosllavisë, shteti i Serbisë organizoi paradë ushtarake për nder të vizitës së presidentit Rus, Vladimir Putin në Beograd, ku në paradën ushtarake në fjalë, u prezantua artileria e re e Serbisë që krahasuan potencialin e kësaj artilerie me mundësinë e goditjes në Prishtinë (Kosovë).  


Sot, ushtria serbe në bashkëpunim me ushtrinë ruse, po kryen manovra ushtarake në afërsi të shtetit të Kosovës. Përkundër faktit se pjesa më e madhe e stërvitjeve ushtarake nuk mbulohet nga mediet dhe pjesërisht mbahet nën fshehtësi për potencialin ushtarak dhe makinerisë ruse që kanë arritur në Serbi me avion ushtarak rus. Këto stërvitje për bashkësinë ndërkombëtare, mesazhi politik i Moskës është të tregoj se ka miq dhe potencial të jetë kudo dhe kurdo në shtetet e Ballkanit, të dëshmon edhe njëherë se ka bashkëpunim të mjaftueshëm ushtarak me ushtritë e tyre për situata të caktuara.


Por, në fakt cila është e vërteta e paradës ushtarake para Putin-it në Beograd, cili është qëllimi i kësaj manovre ushtarake në këtë kohë krize në mes të Ukrainës e Rusisë dhe acarimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian? A po fuqizohet ushtarakisht shteti i Serbisë nën petkun e manovrave ushtarake duke blerë arsenal ushtarak të rëndë për ushtrinë serbe? A po përgatitet ushtria serbe (me ndihmën e ushtrisë ruse) që në pranverë të aneksojë veriun e Kosovës ushtarakisht (sipas rezolutës 1244, i garanton kthim të ushtrisë në “provincat” me shumicë serbe), duke u bazuar në deklaratën e Putin-it, e si pjesë e kompromisit për largim ushtarak të ushtrisë Ruse nga Serbia, kësaj të fundit t’i mbetet veriu i Kosovës (Serbisë)?.


Stabiliteti i Ballkanit për një dekadë rresht krijoi ide dhe u paraqit si stabilitet i qëndrueshëm nën mbikëqyrjen dhe presionin ndërkombëtar, por a do të mund të vazhdojë si i tillë, mbetët të shihet në vitet në vazhdim. Zhvillimet në terren po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë të kundërtën se stabiliteti i Ballkanit është i paqëndrueshëm dhe varet direkt nga një fuçi apo komb i cili është i dëshmuar historikisht se nuk i ka sulmuar asnjëherë fqinjët e tij, ku si i tillë duhet të faktorizohet nga Evropa, e kjo çështje nuk ka nevojë për studim apo gjë tjetër, i vetmi popull i cili asnjëherë nuk i sulmoi fqinjët e tij janë shqiptarët andaj edhe ju takon kjo përgjegjësi që stabiliteti i Ballkanit të vuloset njëherë e përgjithmonë me paqe.


Fidan Mustafa (Studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …