Brickos

Në Katedralen Kombëtare në Washington u falë për herë të parë Namazi i Xhumasë

Namazi i Xhumasë nga besimtarët islamë u falë për herë të parë në Katedralen Kombëtare, një kishë historike e krishterë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashnington.  Në një kënd të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit, disa qindra besimtarë muslimanë dhe mysafirë të tjerë të ftuar u mblodhën të premten pasdite për lutjen javore, namazin e xhumasë, në vendin e shenjtë të krishterë, dhe për të dëgjuar thirrjet për unitet nga udhëheqësit e të dy besimeve, përkundër dhunës së ekstremistëve dhe urrejtjes. 


 


Thirrja për namaz në gjuhën arabe bëri jehonë në mesin e harqeve të katedrales me gur, pastaj një predikim i pasionuar nga Ibrahim Resul, një dijetar mysliman, i cili është ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuaratë të Amerikës. Ambasadori, Ibrahim Resuli, u bëri  thirrje muslimanëve, të krishterëve dhe të tjerëve që të bashkohen dhe të bëjnë “kauzë të përbashkët” luftën kundër ekstremistëve të cilët e përvetësojnë Islamin. “Ne kemi ardhur në këtë katedrale me ndjeshmëri dhe përulësi, por fort të vetëdijshëm se kjo nuk është një kohë për retorikë, sepse shkatërrimet po kërcënojnë botën,” tha Imami Ibrahim Resul. “Sfida për ne sot, është për të rindërtuar një rrugë të mesme të njerëzve të mirë. . . ekzistenca e të cilëve kërcënohet nga ekstremizmi. “


 


Kjo ngjarje ishte e mbyllur për publikun, dhe ka pasur siguri të madhe. Organizatorët nga disa zona të institucioneve muslimane thanë  se ka patur shqetësime në lidhje me sigurinë dhe kërcënimet, pasi ngjarja u publikua dhe se ata dhe zyrtarët e katedrales donin ta kufizojnë tubimin në një grup të vogël dhe të përzgjedhur. Megjithatë, ceremonia, falja e namazit të xhumasë dhe predikimi, ka  shkuar mirë, por u dëmtua një herë kur një grua e moshës së mesme, e veshur mirë, doli në audiencë, papritmas u ngrit dhe filloi duke bërtitur se “Amerika është themeluar mbi parimet e krishtera. . . . Lini kishën tonë rehat!”  Me shpejtësi, organet e sigurimit, ndihmësit e sigurisë, ndërhynë dhe shërbimi vazhdoi. Folës të shumtë, duke përfshirë edhe zyrtarë të katedrales dhe udhëheqësit lokalë muslimanë, në veçanti bëri jehonë mesazhi i Ibrahim Resul-it në lidhje me nevojën urgjente për kuptueshmërinë fetare dhe bashkëpunimin. Shumica bën referenca duke theksuar simboliken e ndërtesës madhështore të Katedrales së Krishterë, e cila ishte  shtruar me sexhade për namaz.


Shumë i nderuari, Gary Hall, dekani i katedrales, foli për Shën Benediktin, i cili tha se ai besonte në mënyrë të barabartë për rëndësinë e lutjes dhe të mikpritjes. Duke u mahnitur me këndimin e Kur’anit gjatë namazit, të cilën ai e quajti “një gjuhë e bukur, e shenjtë në një hapësirë të bukur, të shenjtë,” Gary Hall tha se ai shpresonte se shërbimi do të shërbejë si fillim i shumë përpjekjeve për të punuar së bashku për të mirën. Folës të tjerë thanë se ata shpresojnë se shërbimi do të ndihmojë në përmirësimin e perceptimeve të gabuara të disa amerikanëve për  muslimanët si ekstremistë dhe do të përforcojë tolerancën mes besimeve.


 


“Selam, shalom, paqë. Ju jeni të gjithë shumë të mirëpritur këtu, “tha i përndershmi, Rev. Canon G. Gilland Campbell, drejtori i liturgjisë në Katedrale, në një përshëndetje të hapur. Pas ceremonisë, e cila zgjati një orë, drejtpërdrejt ajo u transmetua nga disa kanale televizive në gjuhën arabe, pastaj mysafirët u shërbyen me lëngje dhe ëmbëlsira. Mysafirët, një përzierje e njerëzve të zgjedhur, që përfaqësonin xhamitë lokale, kishat dhe sinagogat. Shumë prej tyre dukeshin të kënaqur nga shërbimi, disa thanë se ata shpresonin se mesazhi do të arrijë tek muslimanët dhe të tjerët në Lindjen e Mesme e shkatërruar nga lufta. “Unë ndjehem shumë i kënaqur, ” tha Arif Ali, një avokat, që e solli djalin e tij 12-vjeçar, Zejdin. “Kjo me të vërtetë të bën të mendosh për trashëgiminë e përbashkët dhe vlerat e Krishtërimit dhe Islamit.”


 


Rashid Makhdum, një inxhinier në pension nga Potomaki, tha se ai beson se mesazhi dhe simbolika e ngjarjes do të “kumbon në të gjithë botën.” “Kjo duhet të jetë një mësim për muslimanët kudo që janë dhe ne, Muslimanët dhe të Krishterët të gjithë jemi një,” shtoi ai. Shërbimi ka zhvilluar një marrëdhënie miqësore në mes të Campbellit dhe Resulit, dy udhëheqësit kryesor, të cilët kanë punuar   së bashku në një shërbim përkujtimor për  Nelson Mandelën. Qëllimi ishte për të bërë një deklaratë në lidhje me tolerancën fetare që do të jehojë rreth botës.  Megjithatë, kjo ngjarje nuk ishte pa kritika.  Në një postim në Facebook, të enjten, Rev. Franklin Graham, i cili kryeson Shoqatën Evangjeliste të Billy Grahamit, tha se ishte “i trishtuar kur pa një kishë që hapë dyert e saj për të adhuruar ndonjë  tjetër përveç të Vetmit Perëndi të Vërtetë të Biblës.” Të premten 64.000 njerëz  e kishin “pëlqyer” postimin.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …