Fidan Mustafa: Pushteti sllavo-maqedonas dëshmon se është fashist dhe antishqiptar

Vërshimet e fundit në Shipkovicë të Tetovës, të cilat përfunduan në tragjedi për popullatën shqiptare në ketë vend, ku humben jetën rreth 10 persona dhe me dëme mjaftë të mëdha të ekonomive familjare, nxjerr në pah elemente të reja nga pushteti sllavo – maqedonas të drejtuar kundër shqiptarëve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, ku urrejtja dhe nënçmimi për çdonjërin që është shqiptar në ketë vend, është në rritje edhe atëherë kur kriza është humanitare.

 

Këtë e vërteton veprimi i fundit i autoriteteve maqedonase e cila pengoi furnizimin me ndihma elementare për vëllezërit tanë të prekur nga vërshimet në Shipkovicë të organizuar nga vëllezërit nga Kosova si dhe moslejimin e FSK-së për t’i dalur në ndihmë të bllokuarve nga kjo katastrofë.

 

Një veprim i tillë nga pala maqedonase aq më keq për partnerin e koalicionit të Gruevskit, z Ali Ahmetin, është e turpshme, tradhti e hapur ndaj popullit të tij, me tendencë të uljes dhe denigrimit të çdo vlere dhe krenarie shqiptare duke instrumentalizuar çdo gjë që ndodh në këtë vend për të vetmin qëllim, kënaqjen e epshit të partnerit të tij, Gruevskit.

 

Një veprim i tillë nga shteti sllavo-maqedonas, po kërcënon edhe njëherë shqiptarët se ajo që i ndanë shqiptarët nuk është një kufi i zakonshëm, por është një barrierë me përmasat e ‘Alkatrasit’ barrierë e cila kontrollohet nga matrapazët dhe ekstremistët e fshehur nën petkun e ‘Demokracisë’. 

 

Një turp i  tillë kuptohet nuk bie vetëm mbi partnerin e Gruevskit (Ali Ahmetin), por bie edhe mbi shokët e tij, disa patriotë të vonuar me gjoks ‘Gjeli’ në Kosovë, ku reagimi për drejtësi si pas tyre përceptohet mbi bazën e poenëve politik, egos personale dhe spektaklit mediatik, por kurrsesi mbi bazën e drejtësisë  dhe sinqeritetit për popullatën shqiptare.

 

Prandaj, ne si qytetarë të Republikës së Kosovës apelojmë te faktori ndërkombëtarë dhe institucionet vendore që veprime të këtilla anti humanë të dënohen fuqishëm dhe t’i thonë njëherë e përgjithmonë Stop instrumentalizimit të katastrofave natyrore nga kushdo qoftë si nga faktori vendor apo ndërkombëtarë, ndërsa institucionet shqiptare qofshin ato në Shqipëri apo Kosovë të janë më të përgjegjshme ndaj bashkëkombasve të tyre sepse përgjegjësia e këtyre institucioneve nuk është vetëm brenda territorial, por përgjegjësia e tyre është gjithë shqiptarë.

 

Fidan Mustafa, është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …