leoni

Fidan Mustafa: Shqiptarët në Malin e Zi të zhgënjyer nga politikanët e Kosovës

Shqiptarët në Malin e Zi, u këshilluan nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës se: ” Pavarësia e Malit të Zi do t’i faktorizoj shqiptarët atje dhe nuk do t’i trajtojnë më si qytetar të dorës së dytë”. Madje, u këshilluan në atë se: “Shqiptarët në Malin e Zi duhet të përkrahin popullin malazezë pa KUSHTE në referendum”. Meritorët e harruar të pavarësisë së Malit të Zi, të cilët e mbështeten referendumin për ndarje nga shteti i Serbisë, janë gjithsesi shqiptarët. Po këta janë të cilët u bënë flijuesit, të cilët i mundësuan njohjen e pavarësisë të Republikës së Kosovës nga shteti Malazezë.

 

Shqiptarët në Mal të Zi përbejnë 8% të popullsisë së  përgjithshme (Edhe pse kjo është vetëm gjysma që kanë mbetur që nga lufta e dytë botërore), të cilëve ende nuk është njohur statusi i tyre kombëtar se a janë popull pakicë, apo pakicë kombëtare, e drejta e arsimimit në gjuhën shqipe, madje edhe të drejtat më elementare që i takojnë pakicave me konventat ndërkombëtare.

Ndërsa, në anën tjetër, pas paralajmërimeve nga ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në mediet malazeze për hapjen e ambasadës së Kosovës në Podgoricë, reagoi menjëherë presidenti malazez Filip Vujonovi, i cili i patë thënë se kjo bëhet vetëm atëherë kur të rregullohet çështja e statusit të pakicës malazeze në Kosovë me kushtetutë të vendit. Atë botë, F. Sejdiu nuk reagoj as edhe një fjalë të vetmen, duke mos kërkuar një lloj reciprociteti për shqiptaret në Mal të Zi, por i poshtëruar heshti, duke len te kuptohet se shqiptarët në ketë vende janë shumë mirë me të drejtat e tyre.

Dobësitë diplomatike kosovare si duket nuk kanë të ndalur, një rast i ngjashëm ndodhi edhe me vizitën në Mal të Zi, të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës  Enver Hoxha, i cili zhvilloj më shumë se tri takime, ndërsa fotot të cilat i kanë postuar në faqen zyrtare të ministrisë, askund nuk shihet flamuri i republikës së Kosovës, madje edhe gjatë fjalimit me gazetarët, ministri kosovarë detyrohet të flas në gjuhen angleze, mbasi që një deklarim të tillë në gjuhen shqipe ishte e pa pranueshme për gazetarët malazez.  Po i njëjti ministër malazez i cili kishte vizituar Kosovën pas disa jave, askush nuk bëri një reagim të tillë që t’i thotë atij se nuk bën të flitet në gjuhen malazeze, por i njëjti u deklarua në gjuhen e tij.

Ne jemi dakord që askujt të mos i marrim të drejtën për të folur në gjuhen e tij, por të njëjtit i është dashur ti kërkohet, të bej kërkim falje në emër të qeveris malazeze për nënçmimin që i ishte bërë diplomacisë kosovare.

Ndërsa tani kreu i qeveria së Kosovës z.Hashim Thaçi deklaron se: “Që nga fillimi kemi qenë pro idesë që komuniteti malazez të jetë pjesë e kushtetutës”. Po i njëjti me qeverinë e tij, asnjëherë nuk ka kërkuar nga qeveria malazeze që të drejtat e pakicës malazeze në Kosovë (që nuk janë as 2%) të janë të njëjta me shqiptarët në Mal të Zi. Madje as edhe një deklaratë të vetmen nuk kanë dhënë për të drejtat e komunitetit shqiptarë në Mal të Zi në përkrahje apo në mbrojtje të tyre ndaj politikave asimiluese që po ushtrohen çdo ditë ndaj komunitetit shqiptarë në atë pjesë.

Madje kryeministri i vendit ka thënë vetëm fjalë miradije për qeverinë malazeze për të përditshmen “Lajm” i cili ka thënë: ”Kosova dhe Mali i Zi kanë një bashkëpunim të mirë, kështu që komuniteti malazez që jetojnë në Kosovë do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat demokratike dhe nacionale të cilat i takojnë sipas standardeve më të larta evropiane”. 

Sipas deklarimeve të kryeministrit të vendit del se; te drejtat “Sui generis” që po i ofrojmë pakicës malazeze në Kosovë, është si dhuratë e mirësjelljes së Podgoricës ndaj komunitetit shqiptare që jetojnë atje. Por si duket kryeministri dhe diplomacia kosovare nuk kanë haber se në ç’far mjerimi gjinden bashkëkombësit tanë në Mal të Zi, madje ose jemi të shurdhër ose jemi  shumë injorant ndaj këtij realiteti.

 Në politikë po nuk kushtëzove, tjetri do të kushtëzoj ty. Ndryshimet në kushtetutë të republikës së Kosovës duhet të janë në mënyre reciproke me kushtetutën e shtetit malazez, që ndryshimet ti përjetojmë njësojë si për malazezet në Kosovë, po ashtu edhe për shqiptarët në Mal të Zi.

Nuk është as etike dhe e ndershme që ndryshimet të fillojnë dhe përfundojë vetëm nga pala kosovare, sepse po harron qeveria e Kosovës se shqiptarët në Mal të Zi hoqën dorë nga kushtëzimet para referendumit të pavarësisë së Mal-it të Zi, vetëm që shteti malazez të njoh republikën e Kosovës. Por pala kosovare si duket e ka harruar ketë fakt, ato këshillat të cilat ju kishte dhënë elitës politike shqiptare në Mal të Zi. 

Shqiptarët në Mal të Zi, janë duke u ballafaquar me një pastrim etnikë e diplomatik, duke i zhveshur nga ndjenja kombëtare, duke krijuar politika asimiluese ndaj shqiptar-ve, duke i degraduar dalëngadalë  vlerat e tyre kulturore, duke i mohuar të drejtat më elementare për jetë.

Trajtimi i qeshjeve shqiptare në Malin e ZI  dhe luginë të Preshevës,  kërkon nevojën e formimit të një grupi koordinues të politikave rajonale kombëtarë, madje qeveria e republikës së Kosovës, duhet me urgjence të filloj punën drejt themelimit të një ministrie e cila do të merrej ekskluzivisht me të drejtat shqiptare jashtë trojeve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

 Vetëm kështu mundë të ruajmë vlerat kombëtare, dhe mund të bëhemi faktorë në Ballkan si një kombe i cili dimë të ruajmë vlerat dhe traditat kombëtare, të dimë t’i dalim në ndihmë bashkëkombësve tanë, sepse ata janë pjesë e jona, ata nuk janë jetim, por ata duhet të kanë një adresë ku ti qajnë hallet e tyre, e ajo duhet të jetë Kosova dhe Shqipëria.

 

 

Mr. Fidan Mustafa: Kosova 6 vjet pas pavarësisë

 

Derisa ditët e festimit të 6-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës, pakë ditë më parë u pikturua monumenti “Newborn” në qendër të Prishtinës me ngjyrime të uniformes ushtarake, si një element për të mbështetur transformimin e forcës së sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Rishikimi i qeshjeve të cilat janë zhvilluar para shpalljes së pavarësisë dhe pas sajë, është normale të shohim ndryshime pozitive me theks të veçantë si kurorëzim i Lirisë së vendit, madje infrastrukturën rrugore më të mirë dhe disa zhvillime më pak të theksuara pozitive.

Ndërsa vitet kalojnë që nga shpallja e pavarësisë, prosperiteti, mirëqenia sociale, qeverisja jo efikase e vendit, organet e drejtësisë të korruptuar, mbeten ende të metat më të mëdha të Kosovës. Edhe perfektin se kanë kaluar 6-të vite që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, realiteti në terren është mjaftë shqetësues, mbasi që pritjet e popullit kanë qenë mjaftë të mëdha, ndërsa në fakte është bërë shumë pak në çështjet më elementare të popullit siç janë uljen e papunësisë, luftimin e korrupsionit, deficit i madhe tregtare me një ekonomi mjaftë të dobët etj.

Mungesa e një strategjie dhe politike kombëtare të kësaj qeverie, e cila i ngjason më shumë një qeverie kukull, e cila e humb legjitimitetit e saj që në momentin e zgjedhjeve  që konsiderohet plotësisht e korruptuar, duke e rritur hendekun midis forcave politike, gjë që paralajmëron një fazë të re të zhvillimit politik në vend, e cila ndërton rrugën drejt ecjes së sovranitetit të ëndërruar të vendit.

 Skena aktuale politike në vend është jo transparente, me një informim te medieve mjaft me censure, veprimet e qeverise nuk  përputhen me deklarimet e saja, flasin për suksese kur shohim se rezultatet na tregojnë tërheqje dhe humbje të vazhdueshme, kanë mungesë të theksuar të transparencës gjatë bisedimeve karshi Serbisë, madje shumë shpesh ndodhe që edhe kuvendi i republikës së Kosovës anashkalohet.

Lufta e Kosovës ka kaluar qe 15 vite që nga përfundimi i saj, ne jemi dëshmitarë të asaj që nuk është zbardhur fati i disa mij[ra personave të zhdukur në luftën e vitit 1999-të, madje nuk është bërë asgjë për veteranet e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të cilët në mungese të ligjit për veteranët, ata po përjetojnë ditët më të vështira. Ne jemi dëshmitare të asaj se është bërë madje e përsëritshme të vetëvriten ish pjesëtaret e UÇK-së, si shkak i dëshpërimit ndaj institucioneve të vendit.

Ketë pasqyre të gjendjes së mjerueshme të veteranëve të UÇK-së e kupton mesë miri me bojkotin e tyre ndaj festimit të ditës të shpalljes së pavarësisë, të cilët që disa vite me radhë bojkotojnë atë në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të vendit, të cilat nuk kanë bërë asgjë për ketë kategori.

 Diskutimet e shpeshta për integrimet evropiane janë bërë temë debatesh gjatë gjithë këtyre viteve që prej shpalljes së pavarësisë së vendit. Strategjia qeveritare karshi integrimeve evropiane është strategji me pak fjale shumë primitive, mbasi që duhet pasur një baze të brendshme për të kërkuar integrime evropian. Nuk munde të anëtarësohet asnjë vend i cili ka mungesë të zbatimit të drejtësisë së vendit, diskriminim dhe raporte jo të mira me fqinjët.

Kosova e pavarur, me një prezence të fuqishme ndërkombëtare, duhet të bëjë kthesën e duhur që të bënë përpjekje të shumëfishta për t’i unifikuar legjislaturën sipas standardeve evropiane. Duhet ndërtuar kapacitetet për të ofruar një zhvillim ekonomik, sipas parametrave të pranuara duke i dhenë parametrat e një standardi evropian. Dështimet institucionale duhet t’i kthejmë në sukses, ndërsa transparencën publike duhet të rrisim ndaj qytetarit të këtij vendi, mbasi që meritori i këtij vendi nuk janë njerëzit e politikes, por qytetarët e saj.

 

Mr. Fidan Mustafa,

Studiues i shkencave politike dhe diplomatike

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare, në Jarinë

Zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare, në Jarinë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, deputet i PDK-së, konsideron se Agjencia e Inteligjencës …