leoni

Filloi aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot filloi aksioni tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut. Ky aksion realizohet sipas planit vjetor të Departamentit për Çështje Mjekësore të MM-së në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së. Aksioni i filluar sot në MM do të vazhdojë në Shtabin e Përgjithshëm dhe në të gjitha njësitë e FSK- së, deri më datën 07 shkurt 2020. Përkundër angazhimeve tjera, interesimi i stafit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes  për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh. Kjo dëshmon se FSK-ja, vazhdon traditën e  organizimit të dhurimit vullnetar të gjakut. Pjesëtarët e FSK-së përveç dhurimit në formë të organizuar së paku dy herë në vit, gatishmërinë për dhurimin vullnetar të gjakut e shfaqin gjatë tërë vitit në rast të kërkesave të qytetarëve. Nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut vlerësohet se FSK-ja  është dhuruesi më i madh i gjakut për qendrën e tyre. Sikur edhe viteve tjera, ku brenda vitit pjesëtarët e FSK-së kanë dhuruar mbi 1 mijë doza gjak, pritet që ky aksion të përmbyllet suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …