Filloi ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec

Kryetari komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i është gëzuar pa masë nisjes së punëve për zgjidhjen e një problemi të vështirë dhe kompleks: ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec. Kryetari Latifi falënderoj familjen Ejupi, angazhimin e drejtorit të DSHP-së, Përparim Krasniqi dhe inxhinierin Sylejman Daka dhe të gjithë ata që ndihmuan. Rikujtojmë faktin se jemi shumë të interesuar për të zgjidhur probleme sado të vështira që janë ato, prandaj jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëkuptim, në mënyrë që të gjithë bashkë t’u japim fund shqetësimeve të qytetarëve të kësaj lagjeje, ka thënë kryetari Latifi. Gjatësia e këtij segmenti është 270 m, në të cilin do të lidhen 50 shtëpi të kësaj lagjeje. Puna do të vazhdojë edhe në dy segmente të tjera, deri në përmbylljen e suksesshme të kësaj vepre themelore në interes publik, e cila parasheh zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza për rreth 300 familje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …