Filloj mësimi në shkollat e komunës së Vitisë

Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ka filluar procesi mësimor. Me këtë rast drejtori për Arsim në Viti, Basri Aliu, potencoi se kjo komunë ka bërë me kohë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme si në intervenimin e objekteve shkollore në ato ku ka pasur nevojë. Ai shtoj se gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i shkollave para hapjes së tyre pas një periudhe të gjatë të pushimit veror dhe të mbylljes së shkollave si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19. Ai tha se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e kësaj komune dhe atë sipas rekomandimeve të institucioneve shtetërore dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK). Gjithashtu kryetari Haliti ju urojë të gjithë nxënësve suksese në mësime dhe potencoi se qeverisja komunale e Vitisë mbetet e përkushtuar të ju krijoj nxënësve dhe personelit mësimor kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …