Kryetari Latifi, uron fillimin e vitit të ri shkollorë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe po ashtu edhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër, viti i ri shkollorë filloi në rrethana jo të lehta për shkak të pandemisë, gjeneratat e sotshme në shumë raste nuk e kanë pasur të lehtë mësimnxënien në këto pothuajse 2 vjetët e fundit. Gjithsesi, nisja e vitit të ri shkollor është një lajm i mirë për të gjithë. Shkollat në Rahovec janë të gatshme për këtë vit, konform udhëzimeve të institucioneve. Ju uroj një vit të mbarë shkollor, me shumë suksese e shumë kujdes për shëndetin tuaj e të tjerëve! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …