Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Viti – Sllatinë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpunëtorë kanë vizituar rrugën Viti – Sllatinë, në të cilën kanë filluar sot punimet për asfaltim. Kryetari Haliti në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti, duke theksuar se nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme dhe se kjo rrugë do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të fshatit Sllatinë. Ai ndër tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur. Ndërsa banorët janë shprehur të kënaqur për asfaltimin e kësaj rruge, si dhe me punët e institucioneve komunale, të cilat po bëhen jo vetëm në këtë lokalitet, por në të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …