Brickos

Fillojnë punimet në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në shtratin e lumit Sitncia në Lipjan

Fillojnë punimet në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në shtratin e lumit Sitncia në Lipjan

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka pritur Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, me të cilin kanë bërë hapjen e punimeve në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në shtatin e lumit Sitncia në Lipjan. Ai ka thënë se ky projekt i cili kap vlerën e 1 milion eurove është i rëdësishëm për qytetarët e Lipjanit. “Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët e Lipjanit sepse është çështje ambientale po ashtu është jashtëzakonisht i nevojshëm edhe kolektori për trajtimin e ujërave të zeza që të ndërtohet perreth shtratit të lumit Sitnica me një kontratë me vlerë rreth 1 milion eurosh I cili është financim tërësisht i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, është një nga investimeve më të mira të cilën e mirëpret Lipjani për shkak që deri tash Sitnica ka qenë ujëmbledhës i ujërave të zeza të kësaj pjese të territorit.

Ndërsa, ministri Matoshi tha se me kryetarin Ahmeti u dakorduan edhe për tre projekte të tjera kapitale që kanë të bëjmë me rregullimin e shtretërve të lumenjëve në Komunën e Lipjanit e që janë në Magurë, Janjevë dhe Sllovi.

“Ministria e MMPH-së në vazhdën projekteve të infrastrukturës që i fillojmë në Lipjan me projektin e lumit Sitnica.

Kemi kaluar problemet emergjente sfidat kryesore që kemi pas si vend . Me kryetarin Ahmeti u dakorduam edhe për 3 projekte të tjera kapitale që kanë të bëjmë me rregullimin e shtretërve në Komunën e e Lipjanit e që janë në Magurë, Janjevë dhe Sllovi. Tashmë kur nuk e kemi rreziku e vërshimeve ne do mundohemi ti largojmë ujërat e zeza që tani më grumbullohen në këtë kolektor. Matoshi shtoi se bashkë me Qeverinë Gjermane dhe Zvicerane po punojnë edhe për projekte të tjera, në projektin e madh të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën dhe rajonin e saj që përfshinë edhe Lipjanit, këto probleme nuk janë vetëm të kryetarit Ahmeti por edhe të ministrisë sonë ka thënë ndër të tjera ministri Matoshi.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …