Fiter Bajrami po kremtohet nën masa kufizuese anekënd botës

Anekënd botës, besimtarët e fesë islame po kremtojnë festën e Fiter Bajramit ndryshe nga herat e tjera. Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ka shtyrë qeveritë anekënd botës të ndërmarrin masa për të ndaluar takimet publike të qytetarëve edhe për një nga festat më të rëndësishme të fesë islame. Masa të tilla ka ndërmarr edhe Arabia Saudite, vendi ku ka zënë fill feja islame. Autoritetet e këtij vendi kanë shpall orë policore për 5 ditë me radhë kanë njoftuar se lutjet do të organizohen në Mekë dhe Medine, por pa besimtarë. Orë policore gjatë ditëve të festës së Fiter Bajramit ka shpallur edhe vendi tjetër i dominuar nga feja islame, Republika e Turqisë. Namazi i Fiter Bajramit këtë vit nuk është falur as në një nga xhamitë më të rëndësishme të botës islame- xhamisë Al Aksa në Jerusalem.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …